DASHI
Gjate kësaj dite do ju duket sikur nuk do merreni vesh aspak me partnerin tuaj dhe do preferoni t’i qëndroni larg atij. Ky do jete një gabim qe do sjelle pasoja ne te ardhmen. Beqaret do njihen me persona interesante dhe me shume vlera prandaj nuk duhet t’i humbin. Ne planin financiar do keni goxha probleme e vështirësi, por te afërmit nuk do ju lënë asnjë moment ne balte.
DEMI
Do i jepni shume rëndësi jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do lulëzojë. Do ju rikthehet buzëqeshja qe e kishit humbur prej pak kohesh. Beqaret do joshin me shume se me pare dhje me ne fund dikush do bjere “pre” e tyre. Me shpenzimet mos u tregoni shume strikte sepse gjendja ne fakt nuk ka për te qene e keqe. Do ju dalin paratë për shpenzimet me te nevojshme.
BINJAKET
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte dhe pa probleme sot. Do jeni shume te afërt me partnerin dhe do ndani me te çdo gjë. Beqaret qe e kishin humbur tërësisht shpresën se një dite do e gjeni dashurinë e madhe, sot do bekohen nga yjet dhe jeta do ju ndryshoje. Edhe ne planin financiar perspektivat janë goxha te mira. Nuk do keni me asgjë për çfarë te ankoheni.
GAFORRJA
Nen ndikimin pozitiv te Venusit, sot do jeni me te gatshëm për te bere lëshime ndaj partnerit e për t’i bere gjerat ashtu si dëshironi. Beqaret me ne fund do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe jeta do ju marre një drejtim shume me te bukur. Ne planin financiar gjerat kane për t’iu ecur me se miri. Menaxhimi i përkryer do beje qe t’iu mbeten para edhe për me vone.
LUANI
Pesimizmi juaj do jete i pajustifikuar sot. Partneri ne fakt do beje te pamundurën për t’iu bere te ndiheni sa me mire. Mundohuni qe edhe ju t’ia shpërbleni. Beqaret do jene me te arsyeshëm se me pare dhe nuk do hedhin hapa te nxituara pa qene plotësisht te bindur. Gjendja e te ardhurave do jete e mire, megjithatë për te mos pasur vështirësi as me vone, bëni pak me shume kursime.
VIRGJERESHA
Jeta juaj ne çift ka rrezik te përballet me vështirësi sot. Nuk do merreni vesh aspak me atë qe keni ne krah dhe debatet nuk do kenë te mbaruar. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës, por nuk do arrijnë dot te gjejnë personin me te përshtatshëm. Duhet te bëjnë edhe pak durim. Për financat do kujdeseni pak me shume sepse e keni pare çfarë problemesh mund te sjellin ato nuk janë ne qendër te vëmendjes.
PESHORJA
Ne jetën tuaj ne çift çdo gjë do ece ashtu si ju e kishit ëndërruar. Do dashuroheni pa dorashka me njeri-tjetrin, do përgatisni surpriza dhe do i shprehni gjithë kohës ndjenjat. Edhe beqaret do jene te privilegjuar dhe ka mundësi ta gjejnë sot princin e tyre te ëndrrave. ne planin financiar duhet te vendosni me shume rregull pasi ne te kundërt situata do ju dale shume shpejt jashtë kontrollit.
AKREPI
Dite rutine dhe pa asgjë te veçante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Zemra nuk do përjetojë emocionet qe ka dashur dhe ne disa momente edhe mund te mërziteni. Beqaret ka mundësi te veprojnë pa reflektuar dhe do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar analizojini me kujdes gjerat pasi ne te kundërt do keni probleme serioze.
SHIGJETARI
Do jeni tej mase te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do ju afroje akoma dhe me shume me te. Po vazhduat me këtë sjelle shume shpejt mund te ketë edhe ngjarje te jashtëzakonshme. Beqaret do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do jene gati qe shume shpejt te hedhin edhe vendime. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni sa me shume kufizime.
BRICJAPI
Jeta juaj ne çift do jete e qete dhe pa ndonjë problem serioz sot. Do flisni pa dorashka me partnerin dhe do ja kaloni mire pranë njeri-tjetrit. Beqaret duhet te jene me te duruar nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm. Nxitimi do i çojë ne rruge te gabuar. Ne planin financiar mund te gjendeni edhe ne situata te vështira delikate, por për asnjë moment nuk duhet ta lëshoni veten.
UJORI
Mundohuni te mos e lini aspak pas dore partnerin tuaj sot sepse dikush tjetër do ua rrëmbejë nga duart atëherë kur nuk do e prisni aspak. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe do bëjnë disa gabime te mëdha. Ne vend qe t'iu përmirësohet, atyre do ju përkeqësohet jeta. Për situate financiare me te qëndrueshme mire është te hiqni dore nga disa shpenzime te ekzagjeruar.
PESHQIT
Nëse keni për t'i bere kritika partnerit sot gjeni mënyrën e duhur për ta bere sepse ai nuk do jete shume ne humor dhe atmosfera mund te ndizet flake. Beqaret me mire te presin edhe pak para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te mos zhgënjehen e te mos lëndohen. Ne planin financiar problemet do jene te njëpasnjëshme kështu qe matuni disa here para se te hidhni çdo hap.