Fat në dashuri dhe emocione të forta, horoskopi për ditën e sotme

Fat në dashuri dhe emocione të forta, horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Këtë të hënë 23 po vijnë gjëra të mira në dashuri, shanse për njohje të reja, si dhe ka një rikuperim të mirë për ata që kanë pasur probleme në lidhje. Në punë, megjithatë ca vonesa dhe zvarritje janë të mundshme, por mos e humbni durimin!

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Emocione të bukura po vijnë, Hëna është e favorshme, nëse jeni single thjesht shikoni përreth. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të mos nervozoheni më shumë se ç’duhet.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri ky moment është mjaft reflektues, nuk po ndjeni kënaqësi! Në punë, po afron një stuhi, ndaj bëni kujdes dhe mos ushqeni polemika të panevojshme!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Në dashuri, së shpejti do të fillojë një fazë rikuperimi, njerëz që keni merak t’i keni afër, po vijnë të afrohen. Në punë mundohuni të ndryshoni pak, por kujdes. Është më mirë të qëndroni të qetë sepse konfuzioni është i shfrenuar dhe mund të merrni për kot!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Në dashuri, nëse ju është dashur të përballeni me ndonjë keqkuptim, tani është koha për t’u rikuperuar. Në punë vijnë lajme të rëndësishme sidomos nëse keni një proces gjyqësor në pritje!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Nëse keni nevojë të sqaroni dashurinë tuaj, kjo është koha e duhur, sepse në verë do t’ju duhet të merreni me çështje të tjera. Në punë, kujdes me shpenzimet. Në të kaluarën sigurisht që nuk ju është dashur të përballeni me telashe për të pasur një nivel të mirë financiar. Por tani jeni prekur dhe ju!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Nëse ndjeni nevojën të flisni për një çështje, me anëtarë të familjes, më mirë bëjeni tani, ose në çdo rast deri të hënën dhe të martën Në punë, përpiquni të jeni të kujdesshëm me paratë dhe të keni kujdes nga nervozizmi. Vonesat apo zvarritjet ju bëjnë pak gjaknxehtë!

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Gjatë fundjavës në dashuri ju është dashur të kaloni një test të mirëfilltë, mos u mërzitni, tani fillon faza e rikuperimit. Në punë është më mirë të ecni me plane dhe të bëni të tilla, por kujdes në fushën e investimeve sepse Saturni është në dizavantazh!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Pak pavendosmëri në dashuri, e kështu dhe java nis me pak konfuzion. Në punë, përpiquni të largoni ca barrë që mbani mbi shpinë, të paktën për këto 48 orë deri në nisje të së mërkurës!

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Dielli është kthyer në anën tuaj dhe ditët në dashuri premtojnë gjëra të mëdha. Në punë vijnë propozime të reja. Por mos bëni diçka të re nëse nuk jeni plotësisht të bindur!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Lajm i mirë në dashuri, përpiquni ta lini veten të shkojë drejt rrjedhës. Në punë, më mirë qëndroni të qetë sepse vetëm kështu gjithçka do të përmirësohet. Mos harroni, çdo gjë në kohën e vet!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Lajm i mirë në dashuri sepse Hëna është në anën tuaj. Përpiquni ta lini veten të lëshohet në një fushë ku pasionet janë dërrmuese, pa kufij. Në punë, si thua të riktheheni në lojë? E pra, duhet të eksperimentoni, të bëni gjëra të reja!

 

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave