Fat, para dhe dashuri, ja çfarë parashikojnë sot yjet për ju

Fat, para dhe dashuri, ja çfarë parashikojnë sot yjet për ju

Dashi

Venusi do ju ndihmoje sot te zgjidhni disa nga problemet me te mëdha qe keni pasur ne çift dhe ne mbrëmje do ndiheni me te qete. Beqaret do kenë me shume mundësi për njohje te reja dhe për aventura, por mbetet ne dorën e tyre çfarë do bëjnë. Financat, fale përpjekjeve te mëdha qe keni bere, do përmirësohen ndjeshëm. Do ndiheni me krenare për veten dhe do e keni me te lehte çdo gjë.

Demi

Gjate kësaj dite do kënaqeni pafundësisht pranë partnerit tuaj dhe nuk do kërkoni asgjë me shume nga sa ai mund t’iu japë. Beqaret do realizojnë një takim vërtet te veçantë dhe fale Merkurit do dine te bëjnë zgjedhjet e duhura. Shume gjera për ta do jene me te bukura tani e tutje. Sektori i financave nuk do jete i trazuar megjithatë po morët disa masa do bëni mire.

Binjaket

Urani do ju ndihmoje te zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe keni pasur me partnerit tuaj kohet e fundit. Nuk do keni me keqkuptime dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Për beqaret Venusi do jete planeti me i favorshëm. Ai do i ndihmoje te gjejnë personin e ëndrrave. Ne planin financiar intuita nuk do ju lere te gaboni. Do dini mire si t’i menaxhoni te ardhurat tuaja.

Gaforrja

Pasioni do trokasë ne dorën tuaj gjate kësaj dite. Do përjetoni ndjesi te jashtëzakonshme pranë atij qe dashuroni dhe nuk do doni te shkëputeni asnjë sekonde. Beqaret do i kenë mendimet te qarta dhe do dine si te veprojnë ne çdo moment. Jeta për ta do ndryshoje rrënjësisht. Financat do jene te mira, por ju nuk duhet kurrsesi te abuzoni me shpenzimet. Mendoni pak edhe për te nesërmen.

Luani

Gjate kësaj dite do merrni bekimin e yjeve ju te dashuruarit dhe çdo gjë do ju ece ne mënyrë te përkryer. Problemet e se shkuarës do jene kapitull i mbyllur. Beqaret do kenë veçse mundësi për dashuriçka kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq. Buxhetin mundohuni ta menaxhoni me kujdes dhe maturi ne mënyrë qe situata te vazhdoje te mbetet e qëndrueshme. Edhe vete do jeni me te qete.

Virgjeresha

Jo vetëm qe asnjë planet nuk do e turbulloje jetën tuaj ne çift, por ata do mundohen ta bëjnë atë disi me interesante. Hëna për shembull do ju ndihmoje te rivendosni komunikimin. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe nuk e presin aspak. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes sepse priten goxha probleme. Po nuk menduat për te ardhmen do pendoheni gjate.

Peshorja

Venusi do jete i pozicionuar mire sot ne jetën ne çift dhe do e beje çdo moment me te veçantë. Ju dhe partneri do jeni mjaft bashkëpunues dhe largpamës. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite disi te mërzitshme dhe pa ndonjë emocion te jashtëzakonshëm. As financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Beni shume kujdes për gjithçka sepse do mbeteni keq.

Akrepi

Ju qe jeni ne një lidhje do jeni plotësisht te bindur sot për te bere ndryshimet rrënjësore ne jetën tuaj ne çift. Bashkëpunimi me partnerin do jete për t'u adhuruar. Beqaret duhet te gjejnë mënyrën e duhur për ta joshur personin qe pëlqejnë dhe jeta ka për t'iu ndryshuar përgjithmonë. Yjet sot do ua ndriçojnë rrugën. Buxhetin do e mbani gjithë kohës te stabilizuar e nen kontroll.

Shigjetari

Do jeni tej mase kërkues sot ju te dashuruarit dhe partneri nuk do mundet dot t'ua plotësojë te gjitha dëshirat. Rikthehuni sa me pare ne realitet për te mirën tuaj dhe te atij qe dashuroni. Beqaret do kenë disa probleme profesionale te cilat nuk do i lënë te qete për te menduar për dashurinë. Financat do përmirësohen goxha fale menaxhimit te mire dhe kujdesit qe keni treguar.

Bricjapi

Dite shume romantike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. As vete nuk e kishin menduar ndonjëherë se gjerat mund t'iu përmirësoheshin aq shume. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për te hedhur hapa me tej. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do dini si ta menaxhoni situatën.

Ujori

Sot do jeni shume me te qete ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do ece me mire. Nga ana tjetër do jeni me tolerante dhe te kuptueshëm me te. Beqaret nuk duhet te kërkojnë një person pa defekte sepse ai nuk ekziston e ata do mbeten vetëm. Ne planin financiar gjendja nuk do jete aspak e keq. Mund te përfitoni për te kryer edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.

Peshqit

Ne tërësi marrëdhënia ne çift ka për te ecur mire, megjithëse nuk do mungojnë debatet e vogla. Çdo gjë ka për t'u sqaruar shpejt dhe nuk do ketë probleme serioze. Beqaret duhet te ndryshojnë stilin e te veshurit dhe te makijazhit ne mënyrë qe te tërheqin me shume vëmendjen. Nëse shpenzimet i kryeni me kujdes dhe pa teprice, gjendja e financave do jete shume me e mire.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!