DASHI
Marrëdhënia juaj ne çift do bazohet tek mirëqenia, bashkëpunimi dhe harmonia. Nuk do veproni sipas mendjes tuaj, përkundrazi do bashkëpunoni me shume se kurrë me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te shmangin persona zaptues sepse me ta mund te kenë veçse probleme. Për financat yjet nuk do jene aspak te favorshme. Mund te përballeni edhe me një surprize te keqe.
DEMI
Marsi, planeti i ndjeshmërisë, do ju sigurojë një jetë sentimentale intensive sot. Venusi nga ana tjetër do ju beje edhe me shprehës dhe me te gatshëm për te bere surpriza. Beqaret nuk do e kenë mendjen për lidhje serioze dhe nuk do duan te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj, megjithatë ju duhet ta shfrytëzoni e te përfitoni.
BINJAKET
Ju te dashuruarit do kërkoni me çdo kusht te zgjidhni problemet ne çift dhe ta afroni me tepër partnerin tuaj, por kjo nuk do jete e lehte. Beqaret nuk do kenë asnjë ankese sepse gjerat për ta do ecin ashtu si i kishin menduar. Buzëqeshja do ju rikthehet me e fuqishme se me pare. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive sepse keni për te pasur goxha probleme.
GAFORRJA
Çështjet e zemrës me ne fund do rregullohen sot dhe ju do merrni fryme me lirisht se me pare. Te dy do toleroni dhe do mendoni për me te mirën e lidhjes. Beqaret do takojnë ne mesdite dike qe do i japë me tepër kuptim jetës se tyre. Ne planin financiar do jeni te shqetësuar për disa gjera dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Këshillohuni me te afërmit.
LUANI
Bëni shume kujdes me xhelozinë e tepruar gjate kësaj dite sepse mund t’iu lindin probleme te shumta me pas. Mos imagjinoni me shume sesa duhet sepse edhe mund ta lëndoni partnerin. Për beqaret nuk këshillohen marrje vendimesh sepse nuk është dita e duhur. Buxheti do jete goxha i mire kështu qe mund te kryeni edhe disa investime me te mëdha për te përfituar akoma me tepër nesër.
VIRGJERESHA
Dite shume posesive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kapeni edhe për gjera elementare me partnerin dhe do keni probleme serioze. Beqaret me mire te qëndrojnë larg personave qe kane shume lajka sepse ata nuk mund t’i kuptosh lehte kur e kane diçka seriozisht. Për fat financat do jene te kënaqshme dhe mund te jeni te qete çdo moment.
PESHORJA
Me ne fund do arrini t'i sqaroni problemet qe keni pasur me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni me te qete. Pas mesdite buzëqeshja do ju rikthehet si me pare. Edhe beqaret do jene me fat dhe do i konkretizojnë disa nga ëndrrat e tyre me te bukura. Ne planin financiar mos u nxitoni për asgjë ne mënyrë qe te mos gaboni. Huat shmangini me çdo lloj mënyre.
AKREPI
Edhe pse partneri do jete i zënë me pune gjate kësaj dite ai do gjeje kohe për ju dhe do ju beje te ndiheni mjaft mire. Debate e konflikte nuk do ketë aspak. Beqaret do jene te hapur për njohje te reja dhe mund te kenë ndryshime te statusit. Gjendja financiare ka për te qene shume here me e mire nga me pare. Do dini si t'i menaxhoni paratë me kujdes dhe do keni mundësi te hiqni edhe disa mënjanë.
SHIGJETARI
Asgjë e keqe nuk do ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift, përkundrazi mund t'i sqaroni edhe disa pengje qe keni pasur nga e shkuara. Beqareve do ju paraqiten mundësi te jashtëzakonshme kështu qe le ta lënë veten sa me te lire dhe le te përfitojnë nga çdo mundësi. Financat do jene shume te paqëndrueshme dhe për disa delikate. Shmangni me patjetër çdo investim.
BRICJAPI
Çështjet e zemrës nuk do jene ne gjendjen me te mire sot kështu qe duhet t'i kushtoni me shume rëndësi jetës tuaj ne çift. Mos e lini vetëm partnerin dhe për çdo dyshim apo paqartësi flisni hapur me te. Beqaret do jene me shume joshës nga sa mund ta kishin imagjinuar ndonjëherë kështu qe te gjithë do mahniten prej tyre. Ndikimi i yjeve nuk ka për te qene aspak i mire tek financat. Kujdes!
UJORI
Dite e bukur dhe e mbushur me momente interesante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë te dashurit te zemrës do ndiheni gjithmonë mire dhe nuk do keni aspak ankesa. Beqaret do hallakaten me gjera te kota dhe do humbasin mundësinë për ta kërkuar dashurinë. Dielli do jete shume i favorshëm për financat. Ai do ju beje te logjikshëm dhe do ju ndihmoje t'ia dilni me pak te ardhura.
PESHQIT
Partneri juaj do tregohet me i dashur, me i përkujdesur dhe me shprehës me ju sot. Ai do ju gjendet pranë ne çdo çast dhe do ju ofroje ngrohtësinë aq shume te dëshiruar. Beqaret do mendojnë vetëm te argëtohen dhe te dalin me miqtë duke mos e pasur mendjen për te kërkuar dashurinë e madhe. Ne planin financiar ka rrezik t'iu dalin vështirësi dhe probleme te njëpasnjëshme.
Leket apo parate? Po i pate euro mos te kujdeset dmth? Sa medioker jeni.
Përgjigju