Ozkan fajëson Burhanin për humbjen e bebes së Xhansusë. Seren i tregon Xhihanit dhe Jëlldërëm se ka gjetur prova që vërtetojnë lidhjet e Harunit me mafian, ku pastrimin e parave e bën me punë sociale. Seren sugjeron të hedhin Harunin në gjyq, por Jëlldërëm i ndalon duke i kujtuar se mafia mund t’u dëmtojë familjet. Xhihan është kurioz të njohë hakerin me të cilin punon. Asuman flet me “Harunin” para Dilarës dhe ajo bëhet xheloze. Dilara kontrollon telefonin e Asumanit dhe shikon mesazhet e saj me “Harunin”. Harun shikon Dilarën në shtëpinë e Xhihanit dhe nxhehet. Xhihan i tregon Dilarës provat kundër Harunit dhe se Harun e ka përfshirë edhe Hazallin në punë të jashtëligjshme. Dilara i kërkon sqarime Harunit rreth Asumanit. Harun mohon të ketë lidhje me Asunë por Dilara nuk e beson.
Dilara i kërkon Harunit divorcin. Asuman dhe Xhandan zihen dhe Xhandan e përzë nga shtëpia. Xhandan i ka bërë kopje diskut të Mahides. Harun i kërkon falje Mahides dhe i tregon asaj se ka vendosur të rifillojë hakmarrjen ndaj Xhihanit. Rahmi merr guximin t’i shkojë në shtëpi Xhansusë. Denis e mirëpret. Xhansu i ka vendosur emrin e dytë fëmijës Xhihan, Keriman e këshillon Dilarën t’i tregojnë Xhansusë të vërtetën, shkruan “revistaëho.com”. Xhansu dëgjon debatin e tyre dhe mëson të vërtetën. Rahmi shkon në varrin e Ajshes dhe i kërkon falje. Njerëzit e Mahides i vihen pas. Rahmi arratiset sërish.
Calltaj gjurmon Rahmiun dhe zbulon se ai jeton me Ozanin. Mahide këmbëngul që Dilara e ka ditur të vërtetën. Xhansu nxehet me familjen që e ka gënjyer. Rahmi vetëdorëzohet në polici. Asuman gënjen Dilarën se Harun e ka kërkuar atë. Ozan dhe Xhihan shohin Mithatin në komisariat dhe ai i gënjen se i kanë vjedhur shtëpinë. Xhihan bëhet dyshues. Asuman vjedh ditarin e Dilarës dhe zbulon një të fshehtë. Dilara nis procedurat e divorcit dhe heq dorë nga e gjithë pasuria në këmbim të kujdestarisë së fëmijës dhe vilës. Një burrë shkon në vilën e Dilarës dhe e ngatërron Asumanin me Dilarën. Ai pretendon se është babai biologjik i Dilarës. Disa kriminelë sulmojnë vilën e Dilarës dhe rrëmbejnë Alazin. Dilara mendon se është fajtor Haruni.
Mithat gjen vendndodhjen e Harunit dhe detyrohet t’ia tregojë atë Xhihanit për të gjetur Alazin. Harun i shkon Dilarës në shtëpi dhe mëson se kanë rrëmbyer Alazin. Harun tregon se Alazin e ka rrëmbyer mafia. Nëna e Dilarës ka pasur një lidhje jashtë martese nga e cila ka mbetur shtatzënë, dhe për të mos prishur martesën i ka gënjyer të gjithë. Babai biologjik është kthyer pasi është në prag të vdekjes dhe dëshiron të njihet me Dilarën. Asuman i tregon se ajo nuk është Dilara dhe i kërkon atij kohë për ta parapërgatitur Dilarën. Xhihan i kërkon ndihmë Mithatit për të gjetur shefin e mafias. Xhansu rrezikon të mos bëjë më fëmijë. Xhihan i tregon Ozkanit për rrëmbimin e Alazit. Ozkan dhe Xhihan shkojnë së bashku të armatosur. Xhansu lidhet shumë me një fëmijë në jetimore. Demir ka rrëmbyer Alazin nën urdhërin e Mahides. Harun detyrohet të rivazhdojë pastrimin e parave. Xhihan shpëton Alazin. Harun falenderon Xhihanin. Dilara nuk pranon të ndahet nga Haruni. Mahide vetvritet./ revistawho.com