Fati e shpëtoi në ’97 në Shqipëri, vdes gazetari italian Franco di Mare

I dërguari i RAI-t për shumë vite nga Bosnja në Shqipëri e Kosovë konsideronte si shkak të sëmundjes së tij amiantin e armëve nëpër luftrat që pasqyroi.

Mes momenteve të tij më të rrezikshme, Franco di Mare gazetar i RAI-t kujtonte shpesh një episod të përjetuar në Shqipëri gjatë revoltave të 1997, që ai i ndiqte si i dërguar special: “U gjenda papritur në një konflikt të armatosur mes bandave rivale dhe një plumb më kaloi mbi kokë. Shpëtova vetëm se u ula për të marrë baterinë e telekamerës në cantë. Qesh vërtetë me fat!”

Sot Franco di Mare, 68 vjec, u shua në Romë i goditur nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, mestielomë e cila shkaktohet nga amianti. I dërguar special për shumë vite nëpër botë, edhe në Ballkan, Franco di Mare në një intervistë të fundit tha se sëmundja e rëndë e goditi si pasojë e misioneve të tij si gazetar në luftë. “Në 1992 isha në Bosnjë e më pas në luftëra të tjera deri te ajo e Kosovës në 1999, - tha në atë intervistë, - dhe në ato luftra përdoreshin plumba me uran të varfëruar. Janë plumba hiper të shpejtë, hiper shkatërrues, të aftë të rrëzojnë godina të tëra. Çdo shpërthim clironte në ajër grimca të panumërta amianti.

Do të mjaftonte edhe vetëm njëra prej tyre. Gjashtë mijë herë më e lehtë se një fije floku. Ndoshta e kam hasur atë në Ballkan të cilin e kam frekuentuar nga 1992 deri në 2000, kushe e di. Nuk mund ta dija, por kisha marrë frymë vdekjen. Periudha e inkubacionit mund të zgjasë edhe 30 vite. Dhe ja!”.

Franco di Mare e bëri të njohur sëmundjen e tij pak javë më parë gjatë një interviste televizive, duke paditur RAI-n, ndërmarrjen e tij prej shumë vitesh, e cila nuk tregoi asnjë vëmendje ndaj tij. Gazetari i kërkoi televizionit italian një dëmshpërblim për shkak të punës, por vdekja mbërriti para përgjigjes së burokracisë.

 

Franco di Mare

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës