Fati i komisionit të dekriminalizimit
Ja DEBATET e forta Ruçi - Bregu

Fati i komisionit të dekriminalizimit<br />Ja DEBATET e forta Ruçi - Bregu
TIRANË - Debati se kush do ta bëjë dekriminalizimin, komisioni i posaçëm për këtë çështje, apo do të kryhet përmes një procedure të zakonshme parlamentare me një projektligj, ka shkaktuar debate në Konferencën e Kryetarëve. Nga procesverbali i zbardhur nga Shqiptarja.com, mazhoranca dhe opozita janë përplasur fort, ku protagonistë kryesorë janë Gramoz Ruçi dhe Majlinda Bregu.
 
Ja një pjesë e debatit:

Majlinda Bregu – Të më falni, është më e rëndësishme të përdoret instrumenti i komisionit dhe të mos bëhet dekriminalizimi, ose të mos përfshihet në një proces që të mos jetë serioz, apo të vrasim komisionin dhe të nisim iniciativën për dekriminalizimin? Realisht tani, se kalon në komisionin e Posaçëm apo kalon në komisionin e Ligjeve unë nuk po arrij ta kuptoj ose jam unë gabim?
Petrit Vasili – Komisioni formësoi vullnetin politik, o beson tek kjo ose nuk beson. Kaq është, u formësuam si vullnet politik në këtë instrument.
Majlinda Bregu – Ka një ecuri që nuk ka funksionuar, të më falësh, por çfarë e pengon? Atëherë vrasim komisionin e Posaçëm dhe më pas t’i hapim rrugë dekriminalizimit.
Gramoz Ruçi – Jo jo, ne kërkojmë që të mbahet komisioni. Pse të mbahet, sepse ka barazi pesë opozita dhe pesë pozita. Se ka drejtim opozita, se është kërkesë e opozitës, se është e pagëzuar nga Brukseli, se me shkrimin tuaj, posaçërisht të Pollos, është vënë në ndryshimin e asaj që produkti i këtij komisioni të merret dhe të certifikohet në Venecia.
Majlinda Bregu – Kush po ju thotë jo.
Gramoz Ruçi – Po atëherë ç’më thua që të vejë te komisioni i Ligjeve! Si të vejë te komisioni i Ligjeve, ju jeni të barabartë, ju keni drejtimin e atij komisioni. Ju nuk dini se çfarë kërkoni!
Majlinda Bregu – Tani doni të na jepni ne mundësinë që të jemi komisioni i Posaçëm se jemi më mirë dhe të vazhdojmë me të.
Gramoz Ruçi – Po e keni kërkuar vetë.
Majlinda Bregu – Po nuk ka asgjë të keqe iniciativa. Unë këtë nuk po kuptoj!
Gramoz Ruçi – Se e keni rrëzuar defakto komisionin, e keni rrëzuar kërkesën tuaj.
Majlinda Bregu – Dalim të themi se u rrëzua kërkesa, u rrëzua komisioni!
Ilir Meta – Logjika ajo do të ishte, që ju të kërkoni pushimin e komisionit, se nuk keni vullnetin për ta finalizuar, dhe paraqesim këtë gjë që keni sjellë sot.
Majlinda Bregu – Shumë mirë, edhe ju thoni që edhe ne pranojmë që të vritet komisioni, sepse ky proces varet shumë vetëm nga procedura se në cilin komision do të kalojë. Kaq, një parim një procedurë.
Fatmir Xhafa – Së pari, unë mendoj që kjo Konferencë Kryetarësh në thelb merret me Rregulloren dhe procedurat. Do të thotë që është e detyruar që të shikojë që ky veprim që po bëjmë ne është në përputhje me procedurën dhe Rregulloren apo jo! Po të bënte ndryshe do të bënte gabim.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)