Synimit për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri në fund të këtij viti, i është bashkuar dhe zv.kryeministri Erion Brace, i cili për vonesat e krijuara deri më tani, përgjegjës bën institucionin e presidencës.
Me zë të lartë dhe tona të ashpra, Brace paralajmëroi se fati i Presidentit do të varet nga Gjykata Kushtetuese, e cila sipas tij, nuk do kursejë as qeverinë Rama kur vjen puna për të gjykuar veprimet.
“Nëse ne kemi sot një problem me Gjykatën Kushtetuese, e kemi këtë problem jo thjesht dhe vetëm për shkak të reformës në drejtësi, të vetingut si proces kyç të reformës në drejtësi. Vonesa që nuk mund të tolerohen më përtej fundit të këtij viti për të gjykuar veprimet e gjithsecilit të qeverisë në radhë të parë, të Kuvendit dhe të Presidentit, fati i të cilit varet nga Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Braçe.
Në Komisionin e ekonomisë, ku u rrëzua dekreti i presidentit Meta për ndarjen e rajoneve, zv. kryeministri Brace kërkoi nga presidenti të mos gjykojë punën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
“Dua ti them presidentit të republikës dhe çdo përfaqësuesi të tij se nuk kanë tagër as kushtetues dhe as ligjor të fyejnë cilindo nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk kanë tagër të bëjnë as një përcaktim për deputetë të zgjedhur të Kuvendit, si janë zgjedhur apo si e ushtrojnë detyrën e tyre. Është e turpshme që presidenti i Republikës merr përsipër kohë pas kohe të gjykojë deputetët e ligjshëm të Parlamentit të Shqipërisë.”, shprehet ndër të tjera Braçe.
Braçe nuk kurseu as akuzat për opozitën jashtëparlamentare, bojkoti i të cilëve sipas Braçes, dëmtoi demokracinë në vend.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
26%
-
Jo
66.3%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1313
Lajme të tjera
-
25 vite burg për arratisjen e bujshme nga burgu në Greqi, Ilir Kupa rrëzohet nga Kushtetuesja! Kërkoi heqje të dënimit
29 Maj, 13:18
-
Yuri Kim takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj: SHBA do të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi
25 Maj, 14:42
-
Braçe: Rritja e pagave, vendim historik që vlerëson punën! Më shumë para në familjet shqiptare! Luftë evazionit dhe kapjes së tregut
25 Maj, 13:31
-
Rritja e rrogave për qeverinë dhe deputetët, Braçe: Po bëhet revolucion, të rimodelohet administrata! Vangjeli: Nesër në parlament valëvitet flamuri i populizmit
24 Maj, 14:36
-
Zv.ministri i Bujqësisë, Jaupllari: Politika për të mbështetur fermerin, duhet të vendoset një marzh fitim që tregtaret të mos abuzojnë me çmimin
22 Maj, 19:44
-
Erion Braçe i revoltuar për rritjen e çmimeve: Boll i rropët njerëzit, është grabitje e pastër! Ulini se latë nam
21 Maj, 14:49
-
Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja! I pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për të cilin kërkohet dënim
19 Maj, 11:53
-
Erion Braçe: Prodhuesit e domateve po dëmtojnë bujqit e ndershëm! Pjekin perimet me preparate, pse nuk shton kontrollet
9 Maj, 12:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj, 16:32
-
VKM për ndërtimet pa leje, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës! PD: Të shfuqizohet, cenon të drejtën e pronës! Bardhi: Favorizon oligarkët
2 Maj, 10:23
-
VKM e ndërtimeve pa leje, 'Kushtetuesja' kërkon që 28 deputetët kërkues të autorizojnë përfaqësimin! Bardhi: Rezultat i shantazhit të Ramës, po zvarritet! Gjykata: E pavërtetë
26 Prill, 10:44
-
Mblidhet Bordi/ Ul çmimin e naftës dhe benzinës, do të shiten me nga 181 lekë/litri! Gazi nuk ndryshon
20 Prill, 17:00
Mos genje Brace di Ferro... bojkoti i opozites nuk demtoi demokracin ne vend, pekundrazi na la rehat nga thashethemet e akuzat alla fisnore te stilit komunist + na njohu me ekstejnshenin perfaqesues opozitar
Përgjigju