Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe dhe as krahinë e Shqipërisë së Madhe. Ne nuk duam ngjarje të ngjashme me Maqedoninë e vitit2015”, - kështu u shpreh në konferencën e sotme për shtyp kreu i grupit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazovic.

Ai theksoi se marrëveshja e arritur dje mes partive politike opozitare duhet të jetë në të mirë të vendit dhe integrimit europian të tij.

Por kush është Dritan Abazovic dhe pse vendimi i tij ishte vendimtar për qeverisjen e vendit”.

Ai lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare, u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës dhe po aty në 2019 përfundoi doktoraturën, në Fakultetin e Shkencave Politike. Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara ndërsa mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit. Në vitin 2010, botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”.

Dritan Abazovic flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Deklarata e tij vitin e kaluar se Skëndërbeu është serb, shkaktoi valë të shumta zemërimi në rrjetet sociale”.

Në një replikë me kritikët e tij, Abazoviç tha se sulmet i vinin sepse i ka shpallur luftë mafies në pushtet dhe se çfarë del nga prindër serb nuk mund të jetë shqiptar.

Abazoviç ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012, partia në zgjedhjet e para fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviçin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi. Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviç u largua nga ‘Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me ‘Aksionin e Reformës së Bashkuar’ (URA) themeluar në 2015.

Ai aktualisht është Kryetar i URA dhe personi i cili do të ketë në duar fatin e qeverisë së re në Malin e zi.