TIRANE- Fatjona Sula, 24 vjeçarja e cila u gjet e masakruar rreth 100 metra poshtë doganës së Qafë Thanës ishte ndarë dhe prej pak kohësh jetonte me prindërit e saj në Orenjë të Librazhdit.

Në familjen e prindërve kishte marrë dhe dy fëmijët e saj. Kryetari i komunës Orenjë, Ndriçim Hila në një prononcim telefonik për Tv A1 Report, jashtë kamerave, rrëfeu kushtet e këqija ekonomike dhe probleme të shumta sociakle në të cilën jeton familja Sula “ Kryefamiljari është invalid dhe familja Sula jetojnë në gjendje jo të mirë ekonomike.”- kas thënë Hila. E reja ishte divorcuar ndërkohë që gjatë martesës kishte jetuar në Përrenjas.
(sg/shqiptarja.com)