Fatmir Kajolli arrest shtëpie pa asnjë polic

Gjykata e Fierit tregohet tolerante dhe liron nga qelia biznesmenin Fatmir Kajolli, për të cilin prokuroria e këtij rrethi kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Në vendimin e saj, gjykata e Fierit cakton masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por nuk cakton asnjë nga efektivët e policisë të kryejë shërbim roje, pranë banesës së biznesmenit. Mungesa e efekktivave të policisë, mund të sjellë një arratisje të mundshme të Fatmir Kajollit, ashtu si në precedentin e largimit të biznesmenit të kompanisë “Euroil” Hajri Elezaj apo shtetasit turk Adulselam Turgut, i cili kërkohej nga drejtësia Gjermane. Mësohet se vetë 47- vjeçari Kajolli nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, pasi kishte zgjedhur që të mbrohej para gjykatës nëpërmjet avokates së tij Rezarta Plaku. Seanca për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku pas argumentave të dëgjuara nga prokuroria Violeta Shkurta dhe avokatja Rezarta Plaku, gjykata vendosi të caktojë mësën e “arrestit shtëpiak” ndaj biznesmenit të njohur si mbështetës i Partisë Republikane dhe që ka lidhje të forta me deputetë të PD. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, përfaqësuesja e prokurorisë Fier, Violeta Shkurta, i ka paraqitur gjykatës një sërë provash, mes të cilave dhe dy vendimet e gjykatave italine që e kanë dënuar të arrestuari Kajolli me 24 dhe 16 vite burg. Veç këtyre provave, prokuroria e Fierit ka paraqitur dhe kërkesën e ministrisë së Drejtësisë Italine për ekstradimin e 47-vjeçarit Kajolli, për shkak të implikimit të tij në veprat penale të trafikut të narkotikëve dhe pjesëmarjes në organizata kriminale. Ndërsa nga ana tjetër avokatja Rezarta Plaku, ka këmbëngulur se klienti i saj është i pafajshëm dhe se prokuroria nuk ka prova të administruara sipas ligjit, që faktojnë implikimin e Kajollit në akuzat e ngritura nga shteti italian. Kaq ka mjaftuar që më pas Gjykata e Fierit të tërhiqet për vendim ku pas disa minutash, është rikthyer në sallën e gjyqit duke vendosur masën e sigurisë të “arrestit në shtëpi”. Ky vendim ka lënë të pakënaqur prokurorinë e rrethit Fier, e cila pritet që pas zbardhjes së vendimit do ta apelojë atë në gjykatën e Apelit. Ndërkohë që nga ana tjetër policia e këtij qyteti ka urdhëruar lirimin e biznesmenit i cili pas qëndrimit 48 orë në qeli, është rikthyer sërisht në banesën e tij i lirë. Pas shoqërimit në banesë, efektivat e policisë së Fierit janë larguar sërish duke mos qëndruar asnjëri prej tyre për të bërë roje pranë shtëpisë së Kajollit, me qëllim që ky i fundit të mos largohet nga banesa gjatë ditëve në vijim. Momentalisht mësohet se biznesmeni ka marë një disa tendera në bashkinë e qytetit Fier si dhe tendera për ndërtimin e disa rrugëve rurale në zonën e qarkut të Fierit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë