TIRANE- Fatmir Kajolli, biznesmeni nga Fieri, i njohur si njeriu më i afërt i Fatmir Mediut prej vitit 1990 i arrestuar për qëllim ekstradimi ne Itali është përfshirë edhe në sherrin me pistoleta të ndodhur brenda PD-së së qytetit të Fierit më 8 shkurt 2009, kur kreu i degës së PD-së, Ferdinand Murati u përlesh me paraardhësin e tij, Vasil Ndreko.
Në këtë përleshje të ndodhur në ambientet e jashtme të selisë së PD-së, Famit Kajolli, mbështetës i Vasil Ndrekos u godit me qytën e pistoletës nga nipi i Kryetarit të PD-së së Fierit, Ferdinand Murati.
Sherru u zhvillua në përfundim të mbledhjes,rreth orës 20:00 në ambientet e jashtme të selisë së partisë, pranë parkut Rinia në qendër të qytetit, ka shpërthyer sherri mes kreut të PDsë, Murati dhe ish- kryetarit të kësaj partie, Vasil Ndreko.
Vasil Ndreka i është drejtuar Ferdinand Muratit duke i thënë se ai nuk ka për t’u zgjedhur më kryetar i kësaj dege. “Ti s’mund të zgjidhesh më kryetar i PD-së, je i korruptuar, je hajdut”, i është drejtuar Ndreko kreut aktual të PD-së
Më pas sherri ka vazhduar me ofendime dhe goditjeme grusht të Vasil Ndrekos nga Ferdinand Murati. Në mbrojtje të Ndrekos është hedhur Fatmir Kajolli. Por menjëherë pasi ai ka ndërhyrë, nipi dhe badigardi i Ferdinand Muratit, Besnik Murati ka nxjerrë pistoletën dhe ka goditur me qytë Fatmir Kajollin. Ky i fundit është ndihmuar nga një i afërm i tij, G. Kajolli. Të kontaktuar nga media Komisariati i Policisë së Fierit ka konfirmuar se ka pasur sinjal për një zënkë pranë selisë së PD-së, por kur ka shkuar atje, nuk ka gjetur gjë.
Policia e Fierit prangosi dje Fatmir Kajollin, biznesmeni nga Fieri, i njohur si njeriu më i afërt i Fatmir Mediut prej vitit 1990. 47 vjeçari u dënua nga Gjykata e Romes Itali me 24 vjet burg për Trafikim narkotikësh dhe nga Gjykata e Milanos Itali me 16 vjet burg për “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikim narkotikësh”. Ai u arrestua per qellim ekstradimi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen
26 Dhjetor, 23:06
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02