Partia Republikane, edhe në kuadër të fushatës elektorale, ka organizuar së fundmi një konferencë  me titull 'Republikanët e Rinj - Të Bashkuar për të Drejtat e Dhëna nga Zoti', aktivitet që sipas PR është bërë në bashkëpunim me Republikanët e rinj Amerikanë.

Kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili është kandidat i PD-AN në QArkun Tiranë, në fjalën e tij tha se Rama nuk duhet të lejohet ta mbajë Shqipërinë peng të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mediu përsëriti se Shqipëria nuk është Rusi, nuk është Kinë, as Bangladesh.

"Shqipëria është vendi krenar që ka ëndërruar anëtarësimin në aleancën më të madhe politike dhe ushtarake të vendeve demokratike në botë", tha ai.

Në fjalën e tij, ish-Kongresisti dhe ish-Sekretari i Brendshëm Ryan Zinke  tha se Shqipëria nën qeverisjen aktuale nuk është transparente për të tërhequr investitorë të huaj.

Në aktivitetin e PR-së folën anëtarja e re e Kongresit, Kat Cammack, ish-Kongresisti Bob McEëen, Michael Schumann, Kryetar i rrjetit lider biznesor BËA në Gjermani, Kongresisti Robert Anderholt, bashkë-kryesues i Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan si dhe kryetari Nacional i të Rinjve Republikanë në SHBA, Rick Loughery.