Fatmir Mediu nga Kavaja: Vendi po shkon në autoritarizëm, të bashkohemi për ndryshimin

Fatmir Mediu, i renditur i shtati në listën e kandidatëve të koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim”, është ndalur së fundmi në një takim në qytetin e Kavajës.

Kreu i PR-së bashkëbisedoi me banorët atje dhe vuri theksin në situatën e rëndë që po kalon vendi sipas tij.

"Largimi masiv i shqiptarëve për shkak të regjimit korruptiv dhe antikombëtar Rama është me pasoja shumë të mëdha. Prandaj duhet të bashkohemi se  është koha që të largohet Edi Rama, si shkaktar i kësaj braktisje, dhe jo të largohen shqiptarët nga vendi i tyre", tha Mediu.

Sipas tij Shqipëria vitet e fundit ka përjetuar një rrëshqitje mbrapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Europë.

"Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet. Kemi kryeministër një njeri i cili mendon që jemi shërbëtorë të interesave të tij korruptive dhe kriminale. Kemi një njeri që ka shkatërruar shtetin, ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar marrëdhëniet tona më të mira me partnerët tanë, e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e problemit në Ballkan, në rrugën e trafikut të drogës. Detyra jonë qytetare dhe kombëtare është të dalim për të votuar të gjithë në mënyrë masive”, tha ndër të tjera në Kavajë, Fatmir Mediu.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kavajsi: 07/04/2021 07:47

    Erdhi Fatmir Gabel Mehdiu te kerkoje vota me duart ne gjak. Pse nuk shkon ne Gerdec ti kerkosh e shohim sa te vlen lekura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja