Fatmir Mediu takime me qytetarë në Kamëz e Paskuqan: Ka një rrugë për të larguar të keqen, të dalim të gjithë të votojmë më 25 prill

Kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi sot takime me banorë dhe biznese në Kamëz dhe Paskuqan, të cilëve i bëri thirrje që të votojnë më 25 prill, duke e cilësuar si detyrë dhe detyrim të gjithsecilit.

Ai e konsideroi kryeministrin Edi Rama si "e keqja e këtij vendi" që duhet larguar përmes votës. Sipas Mediut, Rama përfaqëson përçarjen dhe përbuzjen që duhen zëvendësuar me respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

“Data 25 Prill ka një rëndësi kombëtare të dashur miq, ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe dhe përpara se të shkojmë të votojmë, do t`ju lutesha gjithsecilit nga ju, këto ditë që kanë mbetur, të kthehemi në mesazherë të shpresës. Urrejtjen, përçarjen, përbuzjen, sharjen e Edi Ramës, t`a zëvendësojmë me respektin për njëri-tjetrin, dashurinë për njëri-tjetrin, vlerësimin për dinjitetin tonë, komunikimin, dashurinë dhe respektin për fëmijët tanë, për familjet tona, për vendin tonë dhe me këtë dashuri ne do të thyejmë të keqen e këtij vendi, regjimin e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, në datën 25 Prill.

Kam bindjen që ky bashkëudhëtim i Partisë Republikane me Partinë Demokratike për 30 vite, në të mirë dhe në të keqe, na ka shërbyer gjithsecilit nga ne që merremi me politikë.

Unë i jam mirënjohës çdo demokrati, çdo republikani, çdo qytetari që më ka mbështetur, sot, në pozicionin tim si kryetar partie, apo si ish ministër, apo deputet, atë nder nuk është se e kam realizuar unë për shkak të dijeve të mia të jashtëzakonshme, por për shkak të besimit që më ka dhënë gjithsecili nga ju, dhe kjo është vlera më e madhe në jetën time, raporti, besimi dhe miqësia me njerëzit e thjeshtë që kanë mbështetur demokracinë shqiptare, dhe unë i jam mirënjohës gjithsecilit.

Jam krenar që përfaqësoj ndjenjat më të mira të demokratëve, republikanëve, të shqiptarëve që duan një të ardhme europiane.

Ne i detyrohemi familjeve tona, besimit tonë, për të ndërtuar të ardhmen tonë. Prandaj është shumë e rëndësishme që në datën 25 Prill, ne të dalim me forcë dhe me kurajo dhe të votojmë në emër të dinjitetit tonë, në emër të familjes sonë.

Ka një rrugë për të larguar të keqen, sidomos në demokraci, dhe rruga është pjesëmarrja e gjithësecilit. Detyra e parë është të shkojmë të votojmë dhe pastaj të votojmë për “Aleancën për Ndryshim”.

Prandaj është e detyrueshme, është detyrë qytetare, fisnike dhe prindërore, secili nga ne, në cdo qendër votimi, të jemi shqiptarë të bashkuar, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe këtë duhet t`a garantojmë si opozitë dhe si qytetarë, të gjithë të bashkuar në datën 25 Prill.

Fitorja do të jetë në qoftë se Paskuqani dhe Kamza do të dalin edhe njëherë si në vitet e para të demokracisë për të votuar”, tha Mediu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 15/04/2021 06:21

    po ti e keqja o plere Saliu qe vrate ne Gerdec e nuke u ndeshkuate nga dretsi po votoheni ju pa buke te ngelime burge atje e kini vendin

    Përgjigju
  • votues: 14/04/2021 20:37

    po ishalla o fatmir te dalim te votojme te gjithe ne keto zgjedhje e tju shkullim nje here e mire: te parat juve shushunjat qe fryheni e skeni asnje din e imam. e te gjithe ata qe ndjek e PD e PS e LSI e te gjithe funderinat qe kane 30 vjet na marin frymen. Ta them mqs na njeh mire e flet ne emrin tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan