TIRANE- Fatmir Merkoçi, avokati 54-vjeçar thotë se nuk u pranua që të kandidonte për kryetar të PD-së, edhe pse është njëri prej anëtarëve më të vjetër të partisë. “Pas thirrjes së kryetarit të dorëhequr të PD-së Sali Berisha për të hapur zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë dhe ofrimin e kandidaturave, unë shkova në selinë e PD-së. Dorëzova dosjen dhe projektin tim për të qenë pjesë e garës. Por atje, më thanë se nuk mund të regjistrohesha si kandidat për kryetar të PD-së, sepse nuk figuroja se isha anëtar i parties. Merkoçi thotë se “Nuk e beson alibinë e ngritur nga selia blu për skualifikimin e tij nga gara”.
Ai sqaron se ka qenë ndër anëtarët e parë të PD-së. Mbaj mend se ajo që kisha unë pak kohë pasi ishte krijuar PD-ja nuk mund të quhet kartë anëtarësie. Ishte thjesht një vërtetim në një copë letër dhe ishte firmosur nga Azem Hajdari, që atëherë ishte kryetari i PD-së”-thotë Merkoçi. Më pas thotë se ka marrë kartë të rregullt anëtarësie. Fatmir Merkoçi është njëri prej disa kandidatëve, të cilët nuk arritën të futen në garë, zyrtarisht për mungesë të “kartës së anëtarësisë”. Fatmir Merkoçin e njohin të gjithë si njëri prej protagonistëve të lëvizjeve për demokraci në vitet 1990, në kontributin që ai dha së bashku me të tjerë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.
Përse kandiduat për Kryetar të Partisë Demokratike, në Korrik 2013 ?
Pas dorëheqjes së Sali Berishës si kryetar i Partisë disa miq që kanë qenë kontribues në Partinë Demokratike me funskione në legjislkativ dhe në ekzekutiv, duke vlerësuar personin tim më shtyn të marr një hap të tillë i cili mbarte me vete një përgjegjësi të madhe morale duke bërë të mundur, vazhdimësinë time në jetën demokratike të vendit. Kështu paraqita CV time si dhe programin në lidhje me zhvillimin dhe ndërtimin e strukturave të PD-së.
Kur e morët vesh se ju nuk ishit përzgjedhur si kandidaturë në garën për Kryetar i PD-së ?
Pas mbledhjes së grupit përzgjedhës të vlerësimit të kandidaturave mora vesh se emir im nuk ishte përzgjedhur në këtë garë. Pas interesimit më është komunikuar jo zyrtarisht se kandidatura ime nuk është pranuar sepse në data-base ekryesisë nga strukturat e sotme të PD-së, nuk ishte emir im si anëtar I Partisë Demokratike dhe kjo kishte ardhur si rrjedhojë e faktit se arkiva e PD, nga viti 1990 deri në vitin 1998 nuk ekzistonte
Ky ishte një veprim arbitrar pasi unë jam ndër të parët themelues të partisë Demokratike dhe anëtarësimin tim në PD e kam pasur qysh në ditën e parë të saj, me vërtetimin i lëshuar nga I ndjeri Azem hajdari kryetar I parë I Partisë Demokratike.
Cili ishte programi që ju paraqitët, në kuadër të kandidaturës suaj për kreun e ri të PD-së?
Në programin tim kisha parashikuar me hollësi ristrukturimin e PD dhe përgatitjen e saj për fitore. Ristrukturimi niste nga baza deri në piramidën e Partisë. Njëra nga pikat e programit ishte përfshirja e shtresës së të përndjekurve politikë dhe sidomos e atyre individëve që kishin vera në PD. Një pikë tjetër ishte edhe mos-përfshirja e ish anëtarëve të sigurimit dhe ish komunistëve në PD. Shtypi i PD (Rilindja Demokratike), të ishte një organ që i shërben Partisë por të kishte hapësira për të shprehur edhe mendimin ndryshe. Pikë tjetër e programit tim politik ishte si vijon: Kandidimi i çdo Deputeti, të bëhej mbi bazën e një deklarate ku të deklarohet nga ana e tij vijueshmëria dhe qëndrimi i linjës partiake dhe çdo devijim nga kjo linjë do të thoshte dorëzim mandati prej deputetit.
Aktualisht po zhvillohen zgjedhjet në strukturat e PD-së, si i mendoni ju këto zgjedhje ?
Flitet për hapje dhe afrim të njerëzve që kanë kontribute dhe kanë vlera të pamohueshme demokratike. Këto zhvillime për mua mbeten vetëm një Sllogan , sepse nuk ka dhe nuk shoh askënd nga ata që kanë kontribuar në vitet 1990-91-92, kohë kur PD erdhi në pushtet. Kjo më bën të mendoj se edhe Sllogani i tanishëm do mbetet thjesht propagandë në se do të ishte real do të përgëzoja realisht, por vetë forma dhe mënyra e të zgjedhurit “Një anëtarë, një votë”, që trumpetohet, mbetet formë e kamuflimit të të zgjedhurve.
Në se zgjedhja e kreut të Partisë u provua si një risi në politikë , zgjedhja e strukturave dhe stafit drejtues duhej të bëhet nga vetë i zgjedhuri në cilësinë e liderit të Partisë , pasi ai mban përgjegjësitë për një humbje të Partisë dhe merr të gjitha vlerësimet në rast fitore. Po megjithë këto zhvillime edhe pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, kam menduar se do ta kisha një ftesë, jo në bazë njohje por mbi bazën e kontributeve të mia, të cilat janë të pamohueshme, pavarësisht nga klanet e ndryshme apo ndikimeve të ndryshme në këtë Parti, por kurrë nuk e pata një ftesë të tillë.
Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com