Fatmir Xhafaj: Balili do të kapet, ja
kush e porositi vrasjen e Devi Kasmit

Fatmir Xhafaj: Balili do të kapet, ja<br />kush e porositi vrasjen e Devi Kasmit<br>
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se një kriminel i rrezikshëm shqiptar porositi vrasjen e Devi Kasmit pak javë më parë në Tiranë. Efthymiou Efthymious është arrestuar me akuzën e ekzekutorit,  ndërsa ministri theksoi se hetimet kanë zbuluar porositësin, por nuk tregoi emrin. 

Vrasësi me pagesë është pjesë e një grupi shumë të strukturuar kriminal. Porositësi i vrasjes është shqiptar, një kriminel i rrezikshëm”, u shpreh Xhafaj në Opinion. Efthymiou Efthymious së bashku me 5 persona të tjerë janë të arrestuar deri tani për vrasjen në 27 janar.

Xhafaj foli edhe për Klement Balilin, i cili prej më shumë se një viti është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.  “Është në proces kërkimi dhe jemi fort të angazhuar. Kishim një dyshim që ndodhej në Delvinë. Mendoj që do ta kapim. Ai është një prej atyre grupeve kriminale që ka akuza konkrete”përfundoi ai.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024