Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se institucionet e drejtësisë duhet të reformojnë procesin e llogaridhënies përpara Kuvendit dhe rrjedhimisht qytetarëve si një themel për përmbushjen e reformës në drejtësi.
“Në themel të reformës qëndron një parim i thjeshtë, drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika, por nuk mund të funksionoj pa llogaridhënie ndaj shoqërisë. Ndarja në dy këshilla të vecantë, nuk ishte rastësi por zgjidhje e menduar që synonte të ruante balancat në dy degë të sistemit. Komisioni i Venecias e mbështeti këtë zgjidhje. Prokuroria dhe gjyqësori kanë përgjegjësi të ndryshme dhe secili të kishte organin e vet të veprimit.
Shqyrtimi i veprimtarisë na tregon se sfidat në fushën e qeverisjes të sistemit mbeten të mëdha. Sipas raportit të BE-së, KLGJ nuk ka mundur të menaxhojë tërësisht pushtetin gjyqësore për të rritur eficensën duke mos dëshmuar aftësinë për të shpërndarë burimet në mënyrë racionale.
Këshillat nuk kanë rritur të krijojnë një kulturë llogaridhënie. Kjo kërkon që Kuvendi duhet të ndalet seriozisht dhe të ndërhyje për të ndaluar këtë situatë. Pas më shumë së 5 vitesh, reforma në drejtësi ka hyrë në fazë të re, drejt konsolidimit. Ne kemi nevojë për analizë të thelluar, jo për t’i gjykuar, por për të reflektuar me përgjegjësi për mënyrën sesi po funksionojnë këto institucione.
Duhet të rishikojmë kriteret e përzgjedhjet se kandidatëve jomagjistratë. Duhet të garantojmë që përfaqësimi i tyre të mos jetë formal por për të garantuar llogaridhënie e transparencë. Kuvendi të përforcojë format dhe mekanizmat e monitorimit të punës së këshillave dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë”, tha Xhafaj.
Lajmi kryesor:
Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë











