Fatmir Xhafaj dhe Oerd Bylykbashi kundër rritjes së pagës së gjyqtarëve të Kushtetueses:

Një draft i propozuar nga qeveria që i çon pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese në 644 mijë lekë, ndërsa të kryetarit në 773 mijë lekë të reja ka shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve. Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është shprehur kundër rritjes së pagës kaq të madhe për sa kohë rroga e anëtarëve të kushtetuese është më lartë sesa ajo e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK e GJKKO.

“Një gjyqtarë i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë. Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion. Keni futur një rreth pa shumë logjikë të shëndetshme gjykoj unë personalisht. Jam pro rritjes së pagës, por brenda një logjike, dhe jam kundër shtesë së për vështirës, 58% që e keni shtuar”, u shpreh ai.

Zv.ministri i drejtësisë, Klajd Karameta i pranishëm në komision e konsideroi këte kërkesë si një synim për garantimin e nje trajtimi dinjitoz për punën e gjyqtarëve dhe garanci për pavarësi në punën e tyre. Kundër këtij vendimi u shpreh edhe deputeti i partisë demokratike, Oerd Bylykbashi

“Mbas këtij favori nga qeveria, gjykata nuk do të kaloj asgjë..."

Sa i përket arsyetimit se pse merren këto ndryshime Qeveria thotë në relacion se Gjykata Kushtetuese duhet të vendoset në majën e piramidës së pagave të sistemit të drejtësisë duke qenë se kontrollon kushtetutshmërinë e ligjeve, vendimeve të gjykatave dhe ka përgjegjësinë për zgjidhjen e konflikteve të kompetencave mes institucioneve të tjera kushtetuese.

Komisioni i Ligjeve e miratoi në parim ndryshimin në ligjin për gjykatën kushtetuese, me 12 vota pro, 1 abstenim Fatmir Xhafaj dhe 1 kundër Oerd Bylykbashi. Ndryshimet kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash në parlament, dhe miratimi i ligjit do të kërkonte edhe vota nga opozita.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë