Deputeti socialist Fatmir Xhafaj është shfaqur sot me bluzën dhe kapelën e legjendës së basketbollit Michael Jordan.
Edhe pse jemi mësuar ta shohim të veshur gjatë gjithë kohës serioz, duket se ish ministri nuk i ka rezistuar dëshirës së mbështetësve të tij të cilët i kanë dhuruar bluzën e kampionit Jordan e cila gjithashtu mban numrin 23 ashtu si Xhafaj në listën në qarkun e Tiranës. Xhafaj shkruan se socialistët i pret një betejë e madhe përpara por që do të triumfojnë me sukses.
“Na ndajnë veç 41 ditë nga zgjedhjet historike të 25 Prillit ku votohet mes shtetit dhe pushtetit, drejtësisë dhe padrejtësisë.
Bashkë me Florin, Kryetarin e PS10 dhe Karolinën administratoren e Njësisë 10 diskutuam gjerë e gjatë mbi objektivat dhe sfidat që na presin.
Krahas ideve dhe pikësynimeve që nuk harrojnë kurrë t'i sjellin në tryezë, këtë herë miqtë e mi të zonës 3 sollën bluzën e kapelën 23 të legjendës së basketbollit Michael Jordan.
Kemi një betejë të madhe përpara në të cilën bashkë si familje socialiste do triumfojmë me sukses”, shkruan Xhafaj.
Bravu burreri qytetari
Përgjigju