Fatos Klosi: Rama mund të
mbajë sërish në koalicion LSI-në

Fatos Klosi: Rama mund të<br />mbajë sërish në koalicion LSI-në
Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, një eksponent i vendosur i së majtës shqiptare, nuk sheh në horizont një bashkëqeverisje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
Klosi shprehet se nuk përjashton një bashkëpunim mes PS-së dhe LSI-së në një të ardhme jo të largët.
 
Fakti që PS-ja është në qeveri dhe LSI-ja në opozitë, për Fatos Klosin duhet parë dhe si një mundësi gare dhe konkurrence se cila nga dy partitë e majta do të përfaqësojë më mirë elektoratin që i voton me programe dhe politika sociale të majta.
 
Fitorja e PS-së më 25 qershor, sipas tij ishte e paparashikueshme në atë masë, por ai vlerëson zgjedhjen që ka bërë elektorati ku ka parë Edi Ramën si Kryeministrin më bindës që mund të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.
 
“Në pikëpamjet e tyre për qeverisjen unë nuk shoh ndonjë ndarje, është po ai pozicion që ata kanë pasur kur ishin bashkë. Ndarja kishte ndodhur që para se të bëheshin votimet, mesa duket të dyja palët u treguan të guximshme dhe panë se mund të bëjnë dhe pa njëra-tjetrën, Kryeministri bëri atë që kërkoi dhe jemi këtu. Por që të ketë ndonjë ndryshim të madh, unë nuk shoh tek asnjëra prej palëve, ndonjë koncept ndryshe për drejtimin e vendit, për reformat, ekonominë etj. Gjërat janë siç kanë qenë, kështu që ndarja është më shumë midis shefave, sesa një ndarje e mirëfilltë. Ashtu siç u ndanë, nuk do të çuditesha që me një marrëveshje të bashkoheshin prapë”, thotë Klosi për Panoramën.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!