Akuzat ndërmjet Hashim Thaçit dhe Sali Berishës kanë përhapur një debat politik në Shqipëri. Presidenti i Kosovës, Thaçi i kujtoi Berishës lidhjet me Millosheviç dhe si e furnizonte ai Serbinë me naftë, edhe pse ishte në luftë me Kosovën.
Ish-kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi hodhi, ka rrëfyer për Sot.al se bëmat e Berishës në këtë çështje tregojnë se ai ka lidhje me Millosheviç.
“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme. Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe. D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë,”- tha Fatos Klosi.
Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur.
“Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”. Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi.
Komente












Nje PYETJE PER FATOS KLOSIN. BLENDI KLOSI MINISTRI I TURIZMIT DUHET TE ARRESTOHET NGA POLICIJA E SHTETIT SI PERGJEGJESI NDAJ INDIFERENTIZMIT PER KULLAT E VROJTIMIT NEPER PLAZHE SI PASOJE VDEKJEN E DHJETRA TURISTEVE TE HUAJ DHE SHQIPETARE DHE RASTI ME I FRESKET KOSOVARI QE HUMBI JETEN NE SHENGJIN PO APO JO OPO KE NGRENE DHE TI CORBEN E PRISHUR TE ED RAMES O PIONIER SE ME VJEN KEQ TE THEM FATOS IVESTIGO AKTUALITETIN SHIKO CPO NDODH ME QEVERITARET ME SHEFIN TEND QE ESHTE BILJONER
PërgjigjuBerishqa duhet rjepur i gjalle nga koka te kembet me biçak.
PërgjigjuSa per serbomalazias,Salo eshte i certifikuar ne aspektin politik,.ekonomik,tregtare e deri ne liedhjen familjare-martsave.Ky njeri shihet e dihet vetem per serb e bire serbi,Asnje te mire per Kosoven as para e as pas luftes nuk e ka bere,perjashtim 400mije eurove per Gracanicen,Kosovaret asnje arsye nuk ekane te ken besim apo ndonje simpati ndaj keti antishqiptare.Ky eshte"Mos e tvet,se t'kallxon vet"shka ne pamje,shka ne fjale, e shka ne veprime,Shka ne shtepi,shka jashte e ne politik.
Përgjigju