Fatos Klosi: Si iku Berisha
me bisht ndër shalë në '98

Fatos Klosi: Si iku Berisha<br />me bisht ndër shalë në '98
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaron se, kërcënimet e Sali Berishës për përsëritjen grushtit të shtetit të 14 Shtatorit ’98, janë broçkulla dhe shenjë e pafuqisë së tij. Megjithatë, Fatos Klosi shton se, mazhoranca qeverisëse dhe organet e drejtësisë duhet t’ia mbyllin gojën Sali Berishës, që të mos thotë më marrëzi të tilla. Klosi thotë se Berisha kërcënon pasi nuk është ndëshkuar nga drejtësia për hapjen e depove në ’97 dhe grushtin e shtetit në ‘98.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Klosi kujton se Sali Berisha e bëri grushtin e shtetit në 14 Shtator ’98, por u tërhoq me bisht ndër shalë në orën 17:00 të pasdites. Por, ai mendon se pas 18 vitesh nuk ka asnjë shans të përsëritet një skenar i tillë, për shkak se Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe vëmendja e BE është maksimale. Klosi ka hedhur poshtë edhe tezën e Berishës, sipas të cilës, armët me të cilat u vranë shqiptarët në ’97 erdhën nga deti. Sipas tij, kallashnikovët që morë mijëra jetë nuk mund të vinin nga deti, por dolën depot. Klosi shprehu bindjen se depot u hapën jo me leje, por me urdhër të Berishës, i cili ishte President dhe Komandat i Përgjithshëm.
 
 
-Z. Klosi, pas thirrjes për rrëmbimin e armëve, Sali Berisha paralajmëroi të premten Edi Ramën se, grushti i shtetit në 14 Shtator ’98 do t’i dukej lule, krahasuar me grushtin e ri që mund ta presë në horizont. Pyetja është: Çfarë fshihet pas këtij kërcënimi? A duhet të merret seriozisht? A ka shenja që paralajmërojnë një tjetër grusht shteti?
Kërcënimi është në vazhdën e muhabeteve të zakonshme të Berishës. Nuk është kaq trim sa hiqet. Mazhoranca dhe shqiptarët absolutisht nuk duhet ta kenë frikë. Por, Sali Berishën duhet ta marrin seriozisht në kuptim që, mazhoranca duhet ta ndalojë që të flasë broçkulla të tilla. Frikë? Absolutisht, jo. Berisha prej kohësh i ka përdorur kërcënimet. Kush i ha, i ha. Në rastin e fundit, atij i bëhet qejfi dhe ai ia arrin qëllimit. Por, unë mendoj se këto kërcënimet duhet të merren si broçkulla. Komenti im është ky: Sali Berisha e bëri grushtin e shtetit në 14 Shtator të ’98. Ai i mori me dhunë të gjitha institucionet. Pushteti i atëhershëm nuk e kundërshtoi. Ia la të gjitha. Kryeministri iku në Maqedoni. Çfarë bëri Sali Berisha pastaj? Iku me bisht ndër shalë. Në orën pesë pas dite iku me bisht ndër shalë. Atëherë çfarë do të bëjë sërish?
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi