Fatos Klosi: Thirrjet e Bashës
për dhunë kanë pas Berishën

Fatos Klosi: Thirrjet e Bashës<br />për dhunë kanë pas Berishën
Ish- kreu i SHISH Fatos Klosi është shprehur se pas thirrjeve  të kryedemokratit Basha për dhunë qëndron Sali Berisha.

Gjatë një interviste në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, Klosi u shpreh se Basha nuk ndërmerr  veprime apo nuk bënë deklarata të tilla pa marrë miratim e Sali Berishës.
 
“Nuk është se po hesht, mbrapa Bashës  unë konsiderojë Berishën, nuk i thotë këto gjëra pa marrë miratimin e tij. Ai e quajti revolucion dhe ky është me dhunë. I shtoi një demokratik që nuk ka kuptim. Nuk del vetë se e di që janë pak me zarar”, u shpreh Klosi.
 
Protestën e Partisë Demoratike vetëm 4 muaj para zgjedhjeve, Klosi e komenton si një formë e zgjedhur nga Basha për të justifikuar faktin që ai nuk ka bërë asgjë në këto katër vjet si dhe për të ndezur elektoratin e PD. Ai shprehet se kjo forcë politike e ka mbaruar ciklin e saj.
 
“Dy qëllime ka protesta: Për t’i dhënë pak zjarr elektoratit të vet, më shumë militantët. Kam parë zyrat që janë lyer dhe s’i pashë një herë të hapura, janë në letargji. Për mua e bëri ciklin e saj. Nuk ka mbështetje, nuk ka motivim. Me Berishën mori përsipër të ndërronte qeverinë, të përmbyste komunizmin. Ndodhi në lindje rrëzimi i komunizmit, dhe duke marrë parasysh efektin domino ndodhi edhe këtu. Erdhi në pushtet për shkak të gabimeve të socialistëve. Dështuan rëndë në zgjedhjet e mëparshme” tha Klosi.
 
Gjatë interviatës në Report TV, Klosi ka komentuar edhe koalicionin PS dhe LSI duke u shprehur se ai do të vazhdojë pasi është në interes të të dyja partive.
 
“PS kërkon një siguri për të vazhduar këto Reforma. Këto Reforma ka qenë me kosto dhe PS e ka të domosdoshme. Edhe protesta ta pengojë Reformën se janë trembur. Më të rëndësishme reforma se ka 5 apo 7 ministri. Nuk ka shumë rëndësi të madhe kjo për popullin. LSI nuk i ka hesap. Ajo përfiton gjithashtu. Ndarjet brenda koalicionit bëhen për partitë e vogla. Për interesa të përbashkëta”, tha ish- kreu i SHISH Fatos Klosi.

VIDEO/Emisioni 45 Minuta, i ftuar Fatos Klosi
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë