Fatos Kongoli në Panair
me romanin e ri Si-do-re-la

Fatos Kongoli në Panair <br />me romanin e ri Si-do-re-la
TIRANE- Romani më i ri i shkrimtarit Fatos Kongoli do të prezantohet gjatë ditëve të panairit në Tiranë.

Titullohet “Si-do-re-la” dhe ka si protagonist të tij Ardin, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, i cili një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, me një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit, si interneti.Por megjithëkëtë, janë alergji të tjera që e kanë kthyer atë në një individ krejt të padëshirueshëm për eprorët.

Largimi nga detyra i Ardit, përkon me dy ngjarje: pas një kohe të gjatë, ai ritakon Dorën, një mikeshë të vjetër të gjimnazit, dashuria e tij e parë. Pothuaj  njëkohësisht, në dhomën e një hoteli, gjendet i vrarë me një plumb në kokë një person, ish-koleg dhe shef i tij në ministri.

Midis këtyre dy ngjarjeve, Kongoli na ofron mjeshtërisht një kronikë të trazuar dilemash ekzistenciale të protagonistit. Të dashurive të tij, për t’i ikur një bote cinike, ku krimi nuk ngurron të godasë pa u ndëshkuar. Një pamje të krizës së sotme morale të shoqërisë shqiptare në fillin e një humori të hidhur nga kreu në fund.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri