Fatos Nano ndez debatin në gjirin
e LSI, ndërhyn ish-ministri

Fatos Nano ndez debatin në gjirin<br />e LSI, ndërhyn ish-ministri<br>
Ylli Dylgjeri, ish-sekretar i Përgjithshem në Ministrinë e Brendshme në periudhën e qeverisë Nano dhe ish-drejtor në Ministrinë e Ekonomisë gjatë aleancës LSI-PD por edhe të qeverisë Rama-Meta, dhe që njihet si një njeri i afërt i Ilir Metës, ka shprehur shqetësim për faktin që e etiketojnë si ish-këshilltari i Fatos Nanos.

Kush thotë se Kryeministri s'ka këshilltar? Parëmbrëmë mësova nga goja e zotit Rama te gazetarja Eni Vasili, se edhe Fatos Nano sot është këshilltari i Tij. Bukur... Për këte kemi luftuar dhe gjatë "Levizjes Nano." U realizua pak vonë, por u realizua. Kjo është politika: Digjuni Ju, të fitoj Unë! Ndaj këtu duhet ndalem seriozisht e tu drejtohem mediave me një Thirrje: Nuk dua të më anunçoni si ish këshilltar i Nanos kur më botoni shkrimet, se jo vetëm nuk kam qënë, por tani me detyrën e këtij të fundit dal si ishKëshilltari i Këshilltarit të Kryetarit!!!” – shkruan Dylgjeri.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-anëtari i Kryesisë së LSI Ylli Manjani, i cili në një koment që i ka bërë statusit të Dylgjerit rikthen në vëmendje temën e Nanos president. “Thonë se do shpallet shteti paralel i hashashit. Ky shtet ka ligjet e veta, qe tashme i njohim si peshku i madh ha te voglin; golla llo e shpina dap; sy per sy e dhemb per dhemb; bej si te them une por mos bej ate qe bej une! Ky shteti hashashit do kete nje president! Shoku Fatos u dogj si kandidat per president ne shtetin e kushtetutes, tani do zgjidhet te shteti i hashashit...”, - shkruan Manjani.

nano1

NANO2

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat