Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ Dalin në gjykatën e Durrësit 2 të arrestuarit në Manzë! Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin

Durres-  Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, të vetmit shqiptarë të arrestuar të mërkurën brenda territorit të vendit tonë, në mesin e 61 urdhër-arresteve me vendim të drejtësisë italiane, do të dalin para Gjykatës së Durrësit për rivlerësim të masës së sigurisë me efekt ekstradimi.

Edhe pse një ditë më parë ishte SPAK që zbarkoi me kontrolle të befasishme në Manzë të Durrësit, masat janë të firmosura nga Gjykata e Brescias dhe rivlerësimi bëhet nga gjykatat lokale ku bëhen arrestimet.

Në operacionin e një dite më parë, i cili nisi në të njëjtën kohë, rreth orës 04:00 të mëngjesit, u shtri në disa shtete, Shqipëri, Itali, Poloni dhe Zvicër me një total prej 61 urdhër-arrestesh, 17 prej të cilëve shqiptarë, dhe u përmbyll me vetëm 21 ekzekutime, për grupin e madh që kishte mundur të trafikonte 2.340 kg kokainë me vlerë 200 milionë euro nga Amerika Latine në Europë.

SPAK nga ana e tij kreu 21 kontrolle banesash dhe ambiente të tjera, ku gjeti dhe sekuestroi si prova materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paund, 2 automjete, 1 armë, 4 orë Rolex, 26 celularë, dokumente, si dhe sende të tjera me vlerë. Të dyshuarit, ku autoritetet italiane përmendin se Shqipëria shërbente si bazë e rëndësishme e organizimit të trafikut me degë në Itali, që pastronin fitimet e tyre të paligjshme përmes një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, që drejtohej nga një kinez me banim në Brescia, e cila furnizonte me fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Organizata kishte 5 baza logjistike operative të identifikuara në veri të Italisë, ku dorëzohej droga, Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull'Oglio dhe në komuna të tjera në si Varese e Piza.

E gjitha nisi të zbulohej pas dekodimit të mesazheve në “SkyECC” që grupi ka përdorur për të komunikuar dhe organizuar veprimtarinë e tyre kriminale. Nga hetimi në tërësi, i cili zgjati 4 vjet, u sekuestruan 360 kg kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.

Mes të arrestuarve është Vincenzo Bruno, anëtar i klanit “Sacra Corona Unita”, të cilët iu gjetën 1 milion euro cash, siç edhe shfaqet topat me para të gjetura në operacion. Anëtarët e organizatës kriminale akuzohen për “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Mashtrimi në investime në shuma të mëdha”.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 26/09/2024 12:03

    O çuna po na thoni ndonje thashethem. Te kujt ishin keta qe u kapen? Se keto emrat qe kane dale e dim qe jane sa per tu dukur po te kujt ishin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë