Fatura nga shirat e Janarit, 8 mln dollarë vetëm dëme rrugore

Moti i keq dhe shirat e dendur gjatë javës që lamë pas, kanë sjellë edhe një faturë financiare nga dëmtimet e akseve-rrugore. Burime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se fatura paraprake e dëmeve në të gjithë vendin, arrin në rreth 7 deri në 8 milion dollarë, ose rreth 1 miliadrë lekë. Ndërkohë, i gjithë buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar për vitin 2016 është në vlerën e 12 miliadrë lekëve, ku për investime kapitale janë parashikuar vetëm 1.2 miliardë lekë. Aksi që ka pasur më shumë probleme ka qenë ai i Elbasan-Librazhd, ku argjinatura është shembur dhe qarkullimi kryhet vetëm me një kalim.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0