Fatura nr.3 nga Maqedonia që liroi
pronarin e Omegës Fatos Çausholli

Fatura nr.3 nga Maqedonia që liroi<br />pronarin e Omegës Fatos Çausholli
U arrestua tre ditë më parë në akuzën e kontrabandës së ilaceve, lirohet nga gjykata administrator i “Omega Farmës” Fatos Çausholli. Vendimi për lirimin e tij është marrë nga prokuroria e Tiranës e cila kërkoi në gjykatë masën e detyrimit për paraqitje ndaj Çaushollit. Shkak i këtij vendimi është bërë një faturë e tretë e paraqitur nga një kompani Maqedonase ku Omega Pharma kishte blerë sasinë e ilaçeve.

Sipas kësaj fature, shifrat e dhëna në dy faturat e para ishin bërë gabim dhe se kjo ishte një gabim njerëzor. Fatos Çausholli, babai i Nadir Çaushollit u akuzua nga efektivët e antikontrabandës se në bashkëpunim me agjentin doganor, Mirlin Berberi tentuan të kalonin mall me vlerë 4 milionë lekë pa paguar doganën. Vetë kompania farmaceutike “Omega Pharma” mohoi akuzën duke deklaruar se gjithçka ishte një përgjegjësi e doganierit pasi firma e tyre e kish deklaruar mallin sipas faturës blerëse. Fatos Causholli është babai i Nadir Caushollit pronarit të Omegës, i cili qëndron në burg me akuzën e skemës fiktive të rimbursimit me ilaçin ketrosteril dhe insulinat.

Dosja e prokurorisë
Prokuroria e Tiranë vlerëson se, në bazë të fakteve të referuara deri më tani nga autoritetet doganore dhe Policia e Shtetit, shtetasit Fatos Çausholli, administrator i kompanisë “Omega Pharma”, si edhe agjenti doganor Mirlind Berberi nuk kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Kontrabandës me mallrat ë tjerë”, për të cilën janë arrestuar në flagrancë në datën 12 mars 2016.

Gjithsesi, Prokuroria e Tiranës po kryer veprimet e nevojshme dhe të plota proceduriale, për të arritur në një konkluzion përfundimtar. Në këto kushte, Prokuroria kërko caktimin e masës “detyrim për paraqitje” për shtetasit Çausholli dhe Berberi. Në bazë të veprimeve të ngutshme proceduriale, për shkak të afateve proceduriale, Prokuroria e Tiranës shqyrtoi praktikën doganore të dy kamionëve që po transportonin medikamente mjekësore nga Maqedonia për llogari të “Omega Pharma” në Shqipëri.

Sipas referimit të veprës penale nga institucionet e tjera, ishin krijuar dyshimet se ngarkesa në dy kamionët kishte mospërputhje me faturat shoqëruese, duke u krijuar dyshimet për kontrabandë me një vlerë rreth 4 milionë lekë të reja. Nga veprimet verifikuese të prokurorisë së Tiranës rezultoi që malli faktit në dy kamionët nuk korrespondonte me faturat shoqëruese. Megjithatë, sasia në total e mallrave që gjendej në dy kamionët dhe për të cilat ishin paguar vlera e zhdoganimit, ishte e përafërt me atë që gjendej në të dy faturat shoqëruese të kamionëve.

Gabimi njerëzor me faturat
Sipas përfaqësuesve të kompanisë që priste mallin, pra “OmegaPharma”, duket se është bërë një gabim njerëzor në plotësimin e faturave nga kompania maqedonase. Për më tepër, duke qenë se kontrolli fizik i dy kamionëve vijoi rreth dy ditë, përfaqësuesit e “Omega Pharma” siguruan një faturë të tretë nga kompania maqedonase, në të cilën saktësohej se ishte gabimi i tyre njerëzor në plotësimin e dokumentacionit. Në këtë faturë të tretë, të depozituar nga kompania, ishte bërë një përmbledhje e mallit dhe e vlerës totale që gjendej në të dy kamionët dhe për të cilët ishte kryer pagesa e zhdoganimit. Gjithësesi, nga kontrolli fizik dhe shqyrtimi i dokumentave, Omega Pharma duhet të paguajë edhe shumën e 1.4 milionë lekëve mbi pagesën e kryer deri më tani. Por gjithësesi, kjo përllogaritje nuk është përgjegjësi as e kompanisë dhe as e agjentit doganor privat, por e administratës doganore. Pasi janë kryer këto veprime deri në këtë fazë sipas materialit referues, Prokuroria e Tiranës nuk ka krijuar bindjen se dy shtetasit kanë kryer veprën penale të “Kontrabandës me mallrat ë tjerë” Gjithësesi, për shkak të kohës së shkurtër të kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore, Prokuroria e Tiranës vlerëson se duhet të kryhen edhe disa verifikime të tjera për këtë rast. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës “detyrim për paraqitje” për shtetasit Fatos Çausholli dhe Mirlind Berberi, deri në përfundim të hetimeve.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur