Faturat afrofe në Laç, OSHEE:
Evidentuam dhe ndëshkuam rastet 

Faturat afrofe në Laç, OSHEE:<br />Evidentuam dhe ndëshkuam rastet 
TIRANE - PD ka denoncuar se në Laç qytetaret po ndeshkoheshin me fatura aforfe. Menjehere pas kesaj OSHEE ka sqaruar se kompania ka marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Në njoftimin e OSHEE thuhet se janë bërë të gjitha verifikimet në terren dhe ka rezultuar se në disa familje kishte mbifaturime ndërsa në disa të tjera kishte nënfaturime.

Si pasojë e këtyre të dhënave kompania ka vendosur që të shkarkojë nga puna drejtuesit e OSHEE në Kurbin si dhe gjashte lexues te matesave te energjise.

Njëkohësisht kjo kompani po vijon edhe me sistemimin e faturave të konsumatorëve.

Deklarata e OSHEE për faturat në Laç

Duke marrë shkas nga akuzat publike të bëra sot prej Partisë Demokratike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaron opinionin publik se kompania është vënë në lëvizje që prej datës 24 Janar 2015, pas denoncimeve të banorëve të lagjeve nr.2 dhe 3 në Laç.
Më datën 27 Janar, Departamenti i Shitjeve dhe Arkëtimeve ka ngritur grupin e posaçëm të verifikimit në terren. Objekt i kontrollit ishin 32 kabina të cilat furnizojnë konsumatorët e lagjeve nr.2 dhe 3 që arrijnë në 8200 kontrata.
Nga verifikimi i të dhënave për 732 familjare, rezultoi se 592 prej tyre janë nënfaturuar për një total 239 Mëh dhe 140 janë mbifaturuar për një total prej 214 mëh. Ndërkaq, për konsumatorët privatë rezultuan 14 raste mbifaturim për një sasi 60 mëh dhe 73 raste nënfaturim për një sasi prej 250 mëh.
Me 6 shkurt, me përmbylljen e fazës së kontrollit u mor vendimi për shkarkimin e drejtuesit të agjencisë së OSHEE-së Kurbin; ulja në detyrë e shefit të degës së shitjes dhe largimi nga detyra i 6 lexuesve që mbulonin lagjen nr.2 dhe 3 në Laç.
OSHEE përmes Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimeve po vazhdon punën për sistemimin e veprimeve për abonentët familjar dhe jofamiljar sipas balancës reale të konsumit.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike siguron opinionin publik se verifikimi i ankesave dhe ushtrimi i kontrolleve në terren është një proces që kryhet në vazhdimësi. Kompania është e vendosur të reformojë sistemin e shpërndarjes, jo vetëm në infrastrukturë duke kryer investime por edhe sa i takon burimeve njerëzore, duke ndëshkuar çdo nëpunës që kryen abuzim ndaj konsumatorëve.

PD: OSHEE 7 raste ndëshkimi kolektiv

Partia Demokratike ka akuzuar sot Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe qeverinë në lidhje me faturat e energjisë, duke u shprehur se jo në pak raste ato vendosen afrofe.

Në një deklaratë për mediat, Reila Bozdo denoncoi rastin e faturimit të 7 familjeve të një pallati në Laç të cilët janë faturuar me nga 30 mijë lekë në muaj secila.

Më poshtë komunikata e plotë e Partisë Demokratike:

Zbulohen 7 fatura identike për banorët e një pallati në Lac, të ngarkuar me 30 mijë lekë në muaj secili. Kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit. Eshtë urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin. Eshtë sjellja tipike e keqbërësve të OSHEE, të cilët po ndjekin direktivën për të rrjepur shqiptarët deri në qindarkën e fundit, për të mbuluar keqmenaxhimin, dështimin, dhe vjedhjet e mëdha që po bëjnë qeveritarët me energjinë. Çdo ditë zbulohen raste të reja të arbitraritetit të qeverisë ndaj qytetarëve në faturimin e energjisë. Sa më shumë bën propagandë Edi Rama në salla me regji, aq më shumë bie poshtë ajo në realitet, atje ku OSHEE sillet si bandë keqbërëse ndaj konsumatorëve e familjarëve. 

A mund të ndodhë që 7 familje të një lagjeje, madje të një pallati, të kenë shpenzuar për muajin dhjetor-janar, të njëjtën sasi energjie, prej 300 mijë lekë secili. Po, kjo mund të ndodhë me OSHEE-në e Edi Ramës. Ja ku kemi këtu 7 fatura identike, edhe me shifrat pas presjes për 7 familje në qytetin e Lacit. Eshtë e qartë se kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit.Eshtë urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin. 

Eshtë sjellja tipike e keqbërësve të OSHEE, të cilët po ndjekin direktivën për të rrjepur qytetarët deri në qindarkën e fundit, për të mbuluar keqmenaxhimin, dështimin, dhe vjedhjet e mëdha që po bëjnë qeveritarët me energjinë. Janë me qindra e me mijëra fatura si këto në gjithë vendin. Ky është ndëshkim, asgjë tjetër. Del e flet për falje e raporte me qytetarin, por ja cila është e vërteta. Partia Demokratike i kërkon qytetarëve të ankimojnë e të kundërshtojnë me cdo mjet të ligjshëm deri në fund të tilla abuzime. E paralajmërojmë OSHEE-në, e cila merret cdo ditë me propagandë dhe është kthyer në një zyrë sulmi ndaj opozitës, të zbatojë ligjin.Cdo abuzim e keqtrajtim i qytetarëve sot, janë një provë mbi të cilën ata do të japin nesër llogari, secili, nga i pari tek i fundit.

oshe
oshe
oshe

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut