Është prezantuar sot aplikacioni OSHEE Mobile përmes të cilit qytetarët mund të kryejnë shërbimet online, në telefonin e tyre, pa patur nevojë të shkojnë në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit.
Çdo përdorues i një telefoni “smart” mundet të regjistrohet për të patur llogarinë online pranë kompanisë; të kontrollojë konsumin dhe faturën mujore; të kryejë pagesa të faturave pa komision; të kryejë një kërkesë apo ankesë si dhe të ndjekë statusin e saj.
Ministri Gjiknuri deklaroi se përmes rimëkëmbjes financiare të kompanisë dhe sektorit në tërësi, po bëhet e mundur që të kryhen investimet aq të domosdoshme si në infrastrukturën e rrjetit ashtu edhe në shërbimin ndaj konsumatorëve.
“Këto investime janë shumë të rëndësishme pasi në qendër të tyre është klienti. Qytetarët e kanë mirëpritur investimin në teknologji dhe gjithnjë e më shumë po përdorin format alternative të pagesave dhe informimit”, u shpreh Gjiknuri.
Duke ju referuar aplikacionit OSHEE Mobile, ai theksoi se “ka ende probleme pasi ka edhe punonjës të papërgjegjshëm. Çështja është të gjejmë format dhe mundësitë për ti kontrolluar ata gjithnjë e më shumë.
Aplikacioni është mundësi e mirë për të gjurmuar ankesa, për të kryer denoncimin në kohë reale duke dhënë mundësinë e ndjekjes së saj, ndëshkimin e personave përgjegjës dhe zgjidhjen e problemit. Përmes denoncimeve do ti jepet mundësia kompanisë të korrigjojë edhe performancën e saj”.
Ministri Gjiknuri ju përgjigj edhe akuzave të vazhdueshme të opozitës ndaj kompanisë së shpërndarjes. “Ka patur shumë akuza politike ku thonë se paratë harxhohen kot. Investimet që po bën OSHEE në fakt janë një kursim si për qytetarët edhe për kompaninë.
U akuzua OSHEE se po bën zyra të reja por shikojini këto ambiente tani, janë njësoj si një qytet evropian. A nuk e meritojnë qytetarët shqiptarë të kenë një sistem modern komunikimi me ndërmarrjen e tyre pasi OSHEE është e gjithë qytetarëve. Akuzat janë bërë me synimin e vetëm dëmtimin e reformës më të suksesshme të qeverisë e cila është e kuantifikuar me shifra konkrete”, nënvizoi Gjiknuri.
Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela ju referua edhe asaj çka ka bërë kompania më herët në kuadër të përfshirjes së teknologjive të reja në shërbimet ndaj klientit.
“Ky nuk është shërbimi i fundit pasi ne jemi duke punuar që së shpejti të ofrojmë të tjera produkte që lehtësojnë komunikimin me qytetarët. Ndërkohë, më parë kemi bërë hapa të rëndësishëm që nga çelja e sporteleve alternative për pagesat çka solli në eleminimin e rradhëve. Sot jemi në rangun e 200 mijë veprimeve në muaj pikërisht nga sportelet alternative.
Nëpër qendra tregtare shpërndamë Infokioskat, si një tjetër alternativë për shërbimin ndaj qytetarëve. Instaluam këtë vit mbi 50 mijë matësa elektronik që me një ndryshim të vogël mund të kthehen edhe në matësa inteligjentë. Nuk duhet të harrojmë edhe lexuesit elektronikë PDA të cilët i prezantuam pak muaj më parë e që lehtësojnë e automatizojnë leximin e faturës duke shmangur problemet me leximin nga faturistët”, theksoi Çela.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO