Faturat energjike ‘fundosin’ britanikët, ritet numri i familjeve që nuk po përballojnë as kushtet minimale të jetesës

Faturat energjike ‘fundosin’ britanikët, ritet numri i familjeve që nuk po përballojnë as kushtet minimale të jetesës

Kriza dhe rritja e çmimeve ka ndikuar në familjet e të gjithë botës. Një situatë e paprecedentë është krijuar me rritjen marramendëse të çmimeve në Britani, duke rritu në këtë mënyrë edhe numrin e familjeve që nuk po për përballojnë dot as nevojat e tyre bazë. Lajmin e kanë bërë me dije mediat britanike.

Në prill, çmimi tavan i energjisë do të rritet me 54%, e cila do të jetë më e madhja e shënuar ndonjëherë, duke ngarkuar 22 milionë njerëz me barrën e faturës vjetore prej rreth 2,000 £ (2,618 dollarë).

Inflacioni pritet gjithashtu të arrijë kulmin mbi 7% dhe një taksë e re e pagave për të ndihmuar financimin e kujdesit shëndetësor dhe social do të hyjë në fuqi.

Kostoja e rritur e jetesës mund ta rrisë numrin e familjeve të varfra që janë “të paafta për të përballuar nevojat bazë” me një të tretën, për të shkuar në 1 milion, sipas analizës nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale.

Qeveria po përpiqet të lehtësojë barrën duke u lejuar britanikëve t’i paguajnë faturat e energjisë përgjatë viteve të ardhshme, të shtyra në kohë, por kritikët thonë se kjo përgjigje e qeverisë është shokuese.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset