Fauci: Nëse rritet numri i të vaksinuarve, SHBA mund t'i rikthehen normalitetit në shkurt ose në mars

Fauci: Nëse rritet numri i të vaksinuarve, SHBA mund t'i rikthehen normalitetit në shkurt ose në mars

Anthony Fauci shprehet se nëse rritet numri i të vaksinuarve, SHBA-të do t’i rikthehen normalitetit në muajin shkurt ose mars.

“Shpresojmë që të rritet numri i vaksinuarve, deri në pikën kur Omicron do te bjerë në një nivel të ulët. Ne duhet të mbajnë në kontroll pandeminë, për të ruajtur shoqërinë, ekonominë  dhe stilin tonë të jetesës ”, deklaroi Fauci.

Ndër të tjera ai tha se nuk po bën një parashikim, por është mendimi i tij personal.

“Shpresoj që gjatë muajit shkurt dhe mars, pandemia do të jetë në kontroll”, theksoi ai.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 300 000 raste të reja të Covid-19 në ditë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Anthony Fauci vuri në dukje se provat e fundit tregojnë se Omicron është më i lehtë se variantet e tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja