Fausto Leali koncert në Vlorë! Hitet ‘Io amo’, ‘Mi manchi’ ndezin fansat e muzikës italiane, artisti: I mrekulluar nga pritja e publikut vlonjat

Një tjetër emër i madh i muzikës italiane në Vlorë. Fausto Leali solli në skenën e teatrit “Petro Marko” për rreth 90 minuta hitet që kanë shoqëruar karrierën e tij dhjetëra vjeçare.

Koncerti i artistit 79-vjeçar u ndoq nga qindra dashamirës të muzikës italiane, të cilët shoqëruan në kor këngët më të njohura të repertorit të tij.

Ky ishte koncerti i parë për emrin e madh të artit Italian në Vlorë, por Fausto Leali thotë se ka mbetur i mrekulluar nga pritja e publikut.

“Publiku ka qenë fantastik. Kam mbetur i mrekulluar. Nëse do te rikthehem? Natyrisht që “Po” bashkë me gruan time. Nuk e di nëse do të vij thjesht për pushime apo të marr një apartament të vogël këtu në Vlorë. Dua t’i falenderoj të gjithë që bënë të mundur këtë organizim dhe këtë koncert në Vlorë",- është shprehur artisti italian.

Vlerësime, edhe nga qytetarë e artdashës për të cilët ishte një mbrëmje magjike.

“Për moshën tonë është pak më përpara në kohë por këngët e të gjithë këngëtarëve të “Sanremos” për vlonjatët janë si këngët tona popullore të Vlorës. Është një mrekulli që normalisht që kemi herë pas here këngëtarë të këtij niveli”,- është shprehur një qytetar.

“Kënaqësi të kesh një të madh si Fausto Leali në Vlorë. Është një gjë krejt e madhe. Ju e patë vetë çfarë emocioni”,- tha një tjetër.

“Kënaqësia jonë e pafund në skenën e madhe italiane të Vlorës”.

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha thotë se koncerti i Lealit, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore ndërsa premton të tjerë emra të njohur të muzikës italiane.

"Mbrëmje spektakolare mund të them unë. Në fakt kjo është në vazhdën e atyre ç’ka ne po bëjmë me të gjithë artistët e mëdhenj italianë. Vlora meriton të ketë këtë lloj vibe njëlloj siç themi siç ne kemi atë programin tonë që e nëmi themi shpesh dhe patjetër të shikosh këta zëra të mëdhenj që na kanë shoqëruar, jemi rritur me këngët e tyre e ku ka më mirë se sa të bëhet realitet”,- është shprehur Dredha.

Me një karrierë dhjetëra vjeçare, Fausto Leali është një nga emrat më të njohur të muzikës italiane dhe simbol i hiteve të viteve ‘60-‘80. Ai është pjesëmarrës dhe fitues i Festivalit të Sanremos.

Për shkak të stilit të tij të ngjirur natyral të të kënduarit, Leali u mbiquajt nga media italiane “Il negro bianco” ,gjithashtu titulli i albumit të tij të vitit 1968.

Më herët, koncerte në Vlorë kanë mbajtur edhe një sërë emrash të njohur të muzikës italiane si “Pupo” dhe grupi “Ricchi e Poveri”

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht