Në përfundimin e fazës së parë të regjistrimeve, në Universitetin e Tiranës janë përmbushur 64% e kuotave. Rektori Artan Hoxha tha se edhe këtë vit ka pasur numër të lartë aplikimesh.
"Janë 58,472 aplikime në Universitetin e Tiranës. Kuotat në Universitetin e Tiranës janë 5133. Numri i regjistrimeve është 3258. Kuota të lira Universiteti i Tiranës ka në të gjithë programet e veta 1874".
Më të preferuar nga të rinjt mbeten degët e Informatikës, Financë, Drejtësi, e Teknologji Informacioni. Nga ana tjetër ka një interes të ulët për disa degë si Kimi, Fizikë, Filozofi dhe disa gjuhë të huaja që edhe këtë vit nuk do të hapen për mungesë të studentëve.
"Gjuhën ruse, gjuhën greke e kemi pasur me problematik. Në gjuhën greke nuk kemi asnjë të regjistruar, në gjuhën ruse kemi vetëm një".
Edhe në degët e mësuesisë ka problematika. Rektori Artan Hoxha thotë se një arsye është dhe forcimi i kritereve pranuese që ka kjo degë.
"Një element tjetër është nota mesatare e cila nëse në futjen e programeve në përgjithësi është 6.5, në gjuhët e huaja që përfundojnë edhe me mësuesi është 7 dhe në programet e tjera është 7.5 që do të thotë që mekanizmi që një maturant i mirë do jetë një mësues i mirë dhe që të jetë i mirë duhet të ketë një notë mesatare më të lartë se të tjerët ka bërë që të bjeri numri i atyre që aplikojnë".
Viti i ri akademik do të nisë më 11 tetor. Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një herë thirrje studentëve të vaksinohen duke u kujtuar se pa vaksinë nuk do të hyjnë në auditore.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
57.3%
-
Jo
34.5%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 695
Lajme të tjera
-
‘Radhë qumështi’ për regjistrimin në konvikte! Studentët presin mes turmës që në ditën e parë! Kërkojnë konvikte edhe studentët e Tiranës e privatit
20 Shtator, 17:20
-
Krizë studentësh në vitin e ri akademik në Elbasan, mbyllen degët e gjuhëve të huaja! Drejtuesit e Universitetit: Ruajmë mësuesinë
16 Shtator, 16:01
-
Viti i ri akademik, studentët rusë do të mësojnë si të përdorin armët
6 Shtator, 13:47
-
Shtrenjtohet qiraja në Tiranë, studentët e rinj mes stresit të akomodimit! 37 konvikte janë gati, më 4 shtator nis regjistrimi
3 Shtator, 15:54
-
Nxënësit rusë nisin vitin e ri shkollor me libër të ri të historisë
1 Shtator, 17:41
-
Regjistrimet në universitete, nis raundi i parë i pranimeve! Radhë për t'u regjistruar tek mjekësia, nuk i tremben kontratës
29 Gusht, 17:05
-
43% e maturantëve zgjedhin ‘Ekonomikun’, 15700 aplikime në pesë degë studimi! Këtë vit, regjistrimet në universitet vetëm në dy faza
28 Gusht, 17:31
-
‘Çmendet’ tregu i shtëpive me qira në Tiranë! Studentët në vështirësi: Do paguaj 40 mijë lekë për shtëpi në Shkozë! Agjenti: S’ka banesë nën 35 mijë lekë
24 Gusht, 17:04
-
Kosovë, Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Kurti
22 Gusht, 11:31
-
‘Vetëm se jam vajzë’ gazetarja në Rumani rrëfen valën e ngacmimeve që e përndoqën pasi botoi një artikull
19 Gusht, 21:26
-
Albanologjia me pak studentë vendas dhe interesim të madh ndërkombëtar
19 Gusht, 16:35
-
Për herë të parë/ Miratohet kredia për studentë, Kushi: I mbështesim në pagesën e tarifave të shkollës dhe kostot e jetesës! Ja kriteret që duhet të plotësoni
19 Korrik, 13:22