Faza e parë e projektit për fabrika
prodhimi të markës 'Made in Albania'

Faza e parë e projektit për fabrika<br />prodhimi të markës 'Made in Albania'
Krijimi i markës shqiptare dhe sidomos për këpucët ka qenë edhe trajnimi i të rinjve shqiptarë i cili u kurorëzua si fazë e parë e projektit, për kalimin nga fabrika fason në fabrika prodhimi të markës “Made in Albania”.

Në takimin e përbashkët mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Financave, Ambasadës Italiane si dhe kompanisë e cila po eksperimenton për herë të parë në prodhimin e këpucëve si markë shqiptare, u bë e certifikimi i të rinjve.
 
Në fjalën e tij, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u shpreh se arsimimi profesional është rruga e sigurt për shërimin e një sërë problemesh sociale.
 
“Kemi arritur që nëpërmjet këtij projekti dhe nëpërmjet disa fondeve të lëna diku të borxheve të vjetra të qeverisë shqiptare për qeverinë italiane e transformojnë një mekanizëm fitmiprurës për qindra e qindra të rinj shqiptarë. Kjo nëpërmjet mekanizmit që ne po e promovojmë me kaq forcë prej shumë kohësh”, tha Klosi
  
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se arsimi profesional është përpjekje për të rritur punësimin si dhe për të rritur kapitalin shqiptar.
 
“Është një shembull i vogël por shumë domethënës ajo që Ministria e Mirëqenies, programi IADSA, Qeveria Italiane, Qeveria Shqiptare, Ministria e Financave dhe sipërmarrja tregojnë me këtë event, është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të rritur punësimin dhe për të rritur vlerën e punës e të kapitalit shqiptar”, tha Ahmeti.
 
Ambasadori i Italisë, Alberto Cutiglio, u shpreh se projekti për dizenjatorët e rinj u financua nga programi IADSA.
 
“Jam i lumtur qe ky projekt parapriu edhe reformën profesionale e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, një reforme e cila është ne gjendje te orientoje te rinjtë drejt kërkesave te reja te tregut”, u shpreh Alberto Cutillo.
 
Nëpërmjet trajnimit dhe kalimit nga kompani fason në kompani që prodhojnë markën e tyre është dhe sfida e radhës për biznesin shqiptar.

Redaksia Online
Al.N/Shquptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS