FBI arreston anëtarin e Gardës Kombëtare, të dyshuar për publikimin e dokumenteve sekrete mbi Ukrainë

FBI arrestoi në shtëpinë e tij në Swansea të Masaçusetsit 21 vjeçarin Jack Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare, i cili dyshohet se është përfshirë në publikimin e dokumenteve sekrete mbi luftën në Ukrainë.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland konfirmoi të enjten arrestimin pa incidente të anëtarit të Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusetsit, Jack Teixeira.

Hetuesit besojnë se specialisti i zbulimit Teixeira, drejtoi grupin e bisedave në internet, ku u publikuan dokumentet.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse zoti Texeira kishte një avokat që mund të fliste në emër të tij.

Administrata e Presidentit Bidenit është përpjekur për ditë të tëra që të kufizojë pasojat nga informacioni i rrjedhur, i cili i ka bërë publike dobësitë e mundshme të aftësive të forcave ajrore të Ukrainës dhe ka ekspozuar vlerësimet private të aleatëve mbi një sërë çështjesh të inteligjencës.

Garda Kombëtare nuk e konfirmoi identitetin e tij, por tha përmes një një deklarate se, "Ne jemi të vetëdijshëm për hetimin mbi rolin e supozuar të një anëtari të Gardës Kombëtar Ajrore të Masaçusetsit në rrjedhjen e fundit të dokumenteve tepër sekrete".

Administrata e Presidentit Biden u angazhua që javën e kaluar për të vlerësuar pasojat diplomatike dhe ato të sigurisë kombëtare nga publikimi i dokumenteve sekrete. Një zëdhënës i lartë i Pentagonit, u tha gazetarëve në fillim të kësaj jave se publikimi i këtyre dokuimenteve paraqet një "rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare" dhe Departamenti i Drejtësisë hapi një hetim për të identifikuar autorin e kësaj vepre.

"Ne jemi afër (identifikimit të autorit)", u tha presidenti Joe Biden gazetarëve në Irlandë më herët të enjten. Ai tha se megjithëse ishte i shqetësuar nga publikimi i dokumenteve sekrete të qeverisë "nuk ka asgjë të menjëhershme që unë jam i vetëdijshëm se do të ketë pasoja të mëdha"./ VOA

 

 
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!