FBI, ekspertizë 3D në
bulevard për 21 janarin

FBI, ekspertizë 3D në<br />bulevard për 21 janarin
TIRANE - Ekspertizë 3D me manikin në bulevard, për vrasjen e shtetasit Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.
Shpresa për të hedhur më shumë dritë mbi këto dy vrasje të 21 janarit, e ka shtyrë grupin e hetimit që të bëjë me ndihmën e asistencës së prokurorit Amerikan Majk Kein ekspertizën 3D në vendin e ngjarjes ku u vranë në 21 janar shtetasit Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Në fakt për një ekspertizë të tillë u diskutua që në hapat e parë të hetimit të dosjes "21 janari", por për
gjatë një viti ajo nuk u zhvillua, kjo për shkak se ekspertët e laburatorit kriminalistik të Ministrisë së Brendshme nuk kishin teknologjinë e duhur për një ekspertzë të këtij niveli. Në këto kushte, për dy rastet e përmendura që për momentin nuk janë provuar bindshëm me prova se kush ishte gardisti që qëlloi mbi dy viktimat, prokurorët e Tiranës kanë rikthyer sërisht sytë tek
ekskpertiza tre dimensionale, me qëllim identifikimin e autorit të krimit që për momentin dyshohet të jetë gardisti që aktualisht ndodhet në burg Agim Llupo. Nga sa mësohet pranë grupit hetimor, shumë shpejt prokurorët do i rikthehen edhe një herë vendit të ngjarjes ku u vranë Deda dhe Nikaj, me qëllim kryerjen e veprimeve të nevojshme, për të përcaktuar pikat reale se në
çfarë vendi kanë qënë viktimat para se të qëlloheshin. Burimet nuk përcaktojnë, kohën se kur do të kryhet një ekspertizë e tillë por shtojnë se kjo ekspertizë është e nevojshme për dy rastet e përmedura.

DILEMA E ESKPERTIZËS 3D
Zbardhja e dy vrasjeve dhe krijimi I një dyshimi të arsyeshëm për 7 plagosjet në demonstratën e 21 janarit, ka sjellë jo pak dilema për sa i përket hetimit të plotë të kësaj çështje dhe identifikimit të autorëve. Një nga këto dilema momentalisht vazhdon të jetë
në tryezën e diskutimit mes hetuesve amerikanë dhe atyre shqiptarë, kryerja e një eksperimenti për të përcaktuar drejtim e personave që kanë qëlluar mbi demonstruesit Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Lidhur me këtë çështje në Prokurorinë e Tiranës janë zhvilluar disa takime mes prokurorëve shqiptarë dhe atij amerikan. Mësohet se gjatë këtyre takimeve palët kanë folur mbi
mënyrat e kryerjes së këtij eksperimenti, ndërkohë që burime pranë grupit të hetimit thanë se momentalisht mbi tavolinë janë vetëm dy mënyra për realizimin e këtij eksperimenti.




DY MËNYRAT E EKSPERTIZËS
Siç mësohet nga grupi i hetimit se mënyra e parë lidhet me kryerjen e eksperimentit nëpërmjet teknikës së tërheqjes së spangos, si dhe mundësia e dytë ka lidhje me zhvillimin e ekspertizës 3D nëpërmjet teknikës së rreze lazerit. Mënyra e parë gjen një shtrirje
të gjerë, për sa i përket përdorueshmërisë së saj nga Policia Shqiptare, ndërkohë për sa i përket kryerjes sëeksperimentit nëpërmjet skemës kompjuterike 3D, në këtë rast do përdoren paisjet reze lazer si dhe manikinat. Teknika e tërheqjes së spangos cilësohet në kriminalistikën e kohëve moderne një teknikë e vjetër, por që policia dhe Prokuroria shqiptare vazhdon ta aplikojë këtë metodë në dhjetëra ngjarje kriminale. Mirëpo në kushtet e një ngjarje siç është ajo e demonstrates së 21 janarit, duket se teknika e spangos
nuk "pi ujë". Kjo për shkak se vendi i krimit është i pafavorshëm për zhvillimin e kësaj metode.
Prokuroria sqaron se grupet e zjarrit të Gardës së Republikës kanë qenë të pozicionuar në disa drejtime rreth godinës së Kryeministrisë. Nëpërmjet metodës së zhvillimit të ekspertizës me rreze lazer ka shumë mundësi që të përcaktohet grupi i zjarrit, si dhe duke u mbështetur dhe në disa prova të tjera plotësuese të përcaktohet me fakte konkrete dhe gardisti që ka qëlluar me
automatik MP5 në drejtim të protestuesve Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim, pasi momentalisht grupi i hetimit është duke punuar maksimalisht rreth këtyre dy rasteve ende të pa zbardhura.


I DYSHUAR GARDISTI LLUPO
Tre ditë më parë gazeta "Shqiptarja.com" publikoi një shkrim ku nënvizonte sipas versionit që dyshon prokuroria se autori i vrasjes së Dedës dhe Nikaj është gardisti Llupo. Provat e administruara në dosje nxjerin dyshime të arsyshme duke imlikuar
pozicionin e Llupos në to. Madje dhe vetë kryeprokurorja Ina Rama, gjatë një konference shtypi u shpreh se predha që vrau protestuesin Nikaj, ka ngjashmëri me vjaskat e tytës së automatikut MP5 të përdorur në 21 janar nga Agim Llupo. Ndërkohë që edhe nga pamjet filmike krijohet dyshime të arsyeshme se dy predhat janë qëlluar nga personi që qëndron poshtë dritares së podrumit të kryeministrisë, person ky që është identifikuar si Agim Llupo.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve