FBI bëri të ditur se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës i ish-Presidentit Donald Trump tha se ishin vjedhur dokumente të ndjeshme të fushatës, disa ditë pasi kishin akuzuar për një sulm kibernetik Iranin. FBI-ja lëshoi një deklaratë të shkurtër ku thuhej se ‘mund të konfirmojmë se FBI po e heton këtë çështje".
Ekipi i kandidatit republikan nuk dha prova konkrete të përfshirjes së Iranit, por pretendimi erdhi menjëherë pasi Microsoft lëshoi një raport që detajonte përpjekjet e agjentëve të huaj për të ndërhyrë në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.
Në raport përmendej një rast në qershor kur një njësi e zbulimit ushtarak iranian i kishte dërguar një virus në formën e “një emaili ndaj një zyrtari të lartë të një ekipi të një fushate presidenciale nga një llogari e-maili e komprometuar e një ish-këshilltari të lartë.” I pyetur mbi pretendimin e ekipit të zotit Trump, misioni i Iranit në OKB mohoi që Teherani të ishte i përfshirë.
FBI po heton gjithashtu lidhur me një ndërhyrje të mundshme ndaj këshilltarëve të ekipit të fushatës së Presidentit Joe Biden dhe Nënpresidentes Kamala Harris, raportoi në një shkrim të fundit gazeta Washington Post. FBI e filloi hetimin për këtë ndërhyrje të mundshme në qershor, kur zoti Biden nuk ishte tërhequr nga kandidimi për një mandat të dytë, nën dyshimin se Irani qëndronte pas përpjekjeve për të vjedhur informacion nga dy fushatat presidenciale në Shtetet e Bashkuara, thotë gazeta duke cituar disa burime.
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA
23 Janar, 19:23
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, vizitë në Panama javën e ardhshme
23 Janar, 18:40
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Fox News: Oficerët e emigracionit arrestuan qindra emigrantë pa dokumente
23 Janar, 16:52
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Frrok Çupi: Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut
23 Janar, 14:54