FBI: Kina spiunazh kibernetik në SHBA. Wray: kërcënimi kinez më i ndërlikuari

FBI: Kina spiunazh kibernetik në SHBA. Wray: kërcënimi kinez më i ndërlikuari

Sipas një informacioni shërndarë nga drejtori i FBI-së Christopher Wray, Byroja Federale e Hetimit (FBI) po zhvillon më shumë se 1 mijë hetime për vjedhje të pronës intelektuale në të 50 shtetet amerikane dhe pothuajse të gjitha rastet kanë lidhje me Kinën. 

Duke dëshmuar përpara komisionit Juridik të Senatit,  Wray e karakterizoi kërcënimin kinez si "më të thellin, më të larmishmin, më të ndërlikuarin, me sfiduesin, mëgjithëpërfshirësin e më shqetësuesin se çdo kërcënim tjetër për kundër zbulimin".

Kërcënimi kinez varion nga ndërhyrjet kibernetike deri tek korruptimi i personave të brendshëm në kompanitë amerikane të vogla e të mëdha tha  Wray duke përmendur një seri rastesh të fundit të spiunazhit ekonomik kinez të hetuara nga FBI-ja.

I pyetur rreth zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2020,  Wray tha jo për herë të parë se Moska ka si qëllim ndërhyrjen, duke e quajtur Rusinë kërcënimin numër 2 sipas shërbimeve amerikane të zbulimit.

Dëshmia e Christopher Wray vjen një ditë përpara dëshmisë në dy komisione të Dhomës së Përfaqësuesve të ish-Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller rreth hetimit të tij mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion