Kreu i FBI-së, James Comey ka konfirmuar ekzistencën e një hetimi për sa i përket ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
 “Kam marrë autorizimin e Departamentit të Drejtësisë për të konfirmuar se FBI-ja, në kuadër të misionit tonë të kundërspiunazhit, do të hetojë mbi tentativat për ndërhyrje nga ana e qeverisë ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016”, deklaroi  Comey gjatë një seance dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve.
 
Ai gjithashtu ka shtuar se hetimi përfshinte edhe mundësinë e një bashkëpunimi mes pjesëtarëve të stafit të presidentit Trump gjatë fushatës elektorale me qeverinë ruse.
 
Gjithashtu momentalisht hetime për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016 janë duke u kryer edhe nga senati amerikan.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com