FBI kritikohet nga këshilltari special John Durham për hetimin e Trump-Rusi

FBI kritikohet nga këshilltari special John Durham për hetimin e Trump-Rusi

Këshilltari Special John Durham, prokurori i caktuar për të hetuar çështjen Trump-Rusi

Prokurori i posaçëm, John Durham i ka dhënë fund hetimit të tij katërvjeçar mbi shkeljet e mundshme të FBI-së në hetimin e saj mbi lidhjet mes Rusisë dhe fushatës presidenciale të zotit Trump në vitin 2016.

Raporti, i publikuar të hënën nga prokurori Durham kritikon ashpër FBI-në, por rezultatet e tij janë larg parashikimit të ish-presidentit Trump se ai do të zbulonte "krimin e shekullit".

Raporti përfaqëson kulmin e shumëpritur të një hetimi që zoti Trump dhe aleatët e tij kishin pretenduar se do të ekspozonte shkelje masive nga zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe ata të shërbimeve të zbulimit. Në vend të kësaj, hetimi i prokurorit Durham dha rezultate të vogla, me prokurorët që siguruan një pranim fajësie nga një punonjës pak i njohur i FBI-së dhe dy raste penale që përfunduan në gjyq pa dënime.

Raporti gati 300 faqësh përmend ato që prokurori Durham thotë se ishin një numër gabimesh të njëpasnjëshme nga FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë, ndërsa hetuesit kryen një hetim me pasoja të mëdha politike në vlugun e zgjedhjeve të 2016-ës për të mësuar nëse fushata e zotit Trump po bashkëpunonte me Rusinë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Raporti kritikon FBI-në për hapjen e një hetimi të plotë bazuar në "të dhëna të papërpunuara, të pa analizuara dhe të pavërtetuara të shërbimeve të zbulimit", duke thënë se shpejtësia me të cilën FBI-ja e bëri këtë ishte një distancim nga norma. Ai gjithashtu tha se hetuesit u mbështetën në mënyrë të përsëritur në "paragjykimet e konfirmimit", duke injoruar provat që nënvlerësonin premisat e tyre për një komplot Trump-Rusi ndërsa ata avanconin hetimin.

John Durham, ish-prokuror Federal në Kënektiket, u emëruar në vitin 2019 nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr, për të hetuar shkeljet e mundshme të FBI-së në hetimin e saj mbi lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me Rusinë. Emërimi i prokurorit Durham u bë menjëherë pas përfundimit të hetimit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller mbi lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me Rusinë.VOA

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale