Mbështetja e parë për idenë e Gianni Infantinos në lidhje me 'privatizimin' e Kupës së Botës ka ardhur nga Çekia. Kreu i Federatës së futbollit në këtë vend, David Trunda, tha se futbolli çek mund të fitojë nga ky plan.

"Unë shoh avantazhet konkrete që futbolli çek mund të fitojë nga bashkëpunimi i ngushtë me Gianni Infantinon dhe ekipin e tij”, tha David Trunda për Sky News.

Presidenti i FIFA-s ka propozuar shitjen e aksioneve për Kupën e Botës. Plani prej 20 miliardë dollarësh u raportua për herë të parë nga 'The Times', me fonde që synojnë të mbështesin futbollin amator dhe infrastrukturën.

Trunda, i zgjedhur vitin e kaluar si kreu i federatës çeke, tha: “Sigurisht, na duhen më shumë detaje, por personalisht mendoj se qëllimet e FIFA-s do të kenë një ndikim pozitiv.”

Mbështetja e tij është një nga të paktat që ndryshon nga reagimi i gjerë në të gjithë botën e futbollit. Shoqata Evropiane e Klubeve ka ngritur shqetësime serioze, presidenti i Federatës franceze, Philippe Diallo, ka shprehur habi me këtë plan, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e ka dënuar planin dhe si UEFA ashtu edhe CONCACAF e kanë kritikuar atë.

Sipas propozimit, secili prej 211 anëtarëve të FIFA-s do të merrte afro 40 milionë euro nëse e pranojnë këtë ide.


Lajmi kryesor:

'Privatizimi' i Kupës së Botës, Infantino mbron planin me investitorët: Kjo është një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë