Federata Serbe e Futbollit ka akuzuar policinë për mungesën e arrestimit të Ivan Bogdanovit, duke e cilësuar këtë veprim si të lidhur me politikën. Komisioneri për sigurinë në Federatën Serbe të Futbollit, Mirko Milivoje, ka akuzuar policinë se Ivan Bogdanov hyri në fushën e lojës kundër Shqipërisë, me ndihmën e policëve që ishin përgjegjës për mbarëvajtjen e sigurisë.
"Është i çuditshëm fakti që xhirimet e kamerave të sigurisë në sektorin ku gjendej i pozicionuar Ivan Bogdanov janë fshirë, ndërkohë që ato duhej të përdoreshin për të përcaktuar përgjegjësit për hyrjen e huliganëve në fushën e lojës.
Bogdanov ishte i pranishëm në tribunën veriore të stadiumit të "Partizanit" të Beogradit dhe në momentin që ndodhën trazirat në fushë, ai u kap nga kamerat i shoqëruar nga disa persona të tjerë të dyshimtë, që mendohet se janë pjesë e disa fraksioneve ekstremiste të tifozerisë së skuadrës së Crverna Zvezdës" ka thënë Milivoje.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com