Federata Serbe e Futbollit kërkon
përsëritjen e ndeshjes me Shqipërinë

Federata Serbe e Futbollit kërkon<br />përsëritjen e ndeshjes me Shqipërinë
Zëvendëspresidenti i Federatës serbe të futbollit, Goran Milanoviç, ka deklaruar për mediat serbe se ata do të kërkojnë nga UEFA përsëritjen e ndeshjes me Shqipërinë.

"Duhet të kërkojmë zhvillimin e ndeshjes së re në një terren neutral pa shikues dhe të dëshmojmë se neve na intereson vetëm të luajmë futboll", ka theksuar Milanoviç. Ai po ashtu kërkon që edhe ndeshjen e kthimit me Shqipërinë ta zhvillojnë në terren neutral dhe pa tifozë.

"Nuk është normale që në Shqipëri të luhet me tribuna të mbushura, kurse ne të kalojmë ashtu siç kemi kaluar. Të dyja ndeshjet do të duhej të luhen pa tifozë", ka shtuar Milanoviç.

"UEFA është marrë vetëm me pasojat dhe jo me shkaktarët e incidentit. Në rregull, shqiptarët u dënuan pasi nuk e vazhduan ndeshjen, kurse ne për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes. Megjithatë, UEFA nuk u mor fare me atë se kush e filloi ndërprerjen e ndeshjes. Nëse mëkati më i madh i futbollit është përzierja e politikës në sport, atëherë me siguri se të gjithë e kanë të qartë se çfarë bën shqiptarët dhe se të gjitha pasojat tjera janë lëshime më të vogla se ajo", ka theksuar Milanoviç.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s vendosi çuditërisht që përkundër dhunës së ushtruar nga huliganët serbë në fushë ndaj futbollistëve shqiptarë ndeshjen e ndërprerë ta regjistrojë 3:0 në dobi të Serbisë, derisa serbët u dënuan me minus 3 pikë. Po ashtu të dyja federatat u gjobitën me nga 100 mijë euro, derisa përfaqësuesja e Serbisë dy ndeshje do të jetë e detyruar t’i luajë pa tifozë.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë