Feith: Aksioni i VV, dëmton
reputacionin ndërkombëta

Feith: Aksioni i VV, dëmton<br />reputacionin ndërkombëta
PRISHTINE- Bllokada e paralajmëruar e lëvzjes Vetëvendosje në dy pikëkalime kufitare, as nuk do ta promovojë pozicionin ndërkombëtar aktual të Kosovës e as nuk do të ndihmojë në përpjekjet për ndërtimin e raporteve normale me Serbinë, ka thënë përfaqësuesi ndërkombëtar civil, Piter Feith.

Në një njoftim për shtyp, Feith ka theksuar se kjo bllokadë nuk do t'i ndihmojë përpjekjet e qeverisë, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, për të ndërtuar raporte normale fqinjësore ndërmjet Serbisë e Kosovës.

"Kjo nuk është sjellje me përgjegjësi nga një organizatë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës", tha Feith, duke shtuar se nëse aksioni nga Vetëvendosje shkon përpara ai do ta dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, duke demonstruar mungesë të respektit për njërën nga vlerat themelore në Evropë, që është liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë