TIRANË- Konflikti për një fejesë të prishur për pak sa nuk ka përfunduar me viktima, pas një sherri të ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur. 

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Klodian Serjani, 22 vjeç, i cili është vëllai i vajzës që ishte e fejuar, ka mbetur i plagosur me thikë nga i ish-dhëndëri, Anxhelo Dapi, i cili është vënë në pranga nga efektivët e komisariatit numër 4 në Tiranë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet. Serjani është dërguar në Spitalin Ushtarak ku ka marrë ndihmën mjekësore.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)