Fejohet Hathaway, merr unazë 150 mijë USD

Fejohet Hathaway, merr unazë 150 mijë USD
Aktorja Anne Hathaway ka pranuar propozimin për martesë të Adam Shulman, me të cilin jeton prej 3 vitesh, shkruajnë mediat amerikane. Anne Hathaway e cila aktualisht luan në filmin e Batman “The Dark Knight Rises”, i dha fund beqarisë, por mori si shpërblim përveç dashurisë edhe një unazë me vlerë prej 150 mijë dollarë. Sipas revistës “Us Weekly” i fejuari është ulur në gjunjë për t’i propozuar asaj. Shulman ka punuar si dizenjator bizhuterish në kompaninë “Këiat Heritage”, prandaj i dhuroi asaj një unazë kaq speciale për të fejuarën. “Para së gjithash Anne ka kaluar në periudhë të vështirë, kështu që ajo e meriton një unazë të tillë martese”, ka thënë eksperti i unazave Michael O’Connor, i cili ka punuar unazën e fejesës së Anne.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën