Feka kunat i Ben Gishtos
të akuzuar për trafik droge
Sokol Feka, piloti që mbeti i vdekur teksa drejtonte nga Maroku në Spanjë helikopterin ushtarak të mbushur me 1 ton drogë, ka lidhje shoqërore dhe miqësi me emra të njohur të botës së krimit,përfshirë këtu anëtarë të një grupimi të fuqishëm në qytetin e Fierit.
TIRANE - Sokol Feka, piloti që mbeti i vdekur teksa drejtonte nga Maroku në Spanjë helikopterin ushtarak të mbushur me 1 ton drogë, ka lidhje shoqërore dhe miqësi me emra të njohur të botës së krimit,përfshirë këtu anëtarë të një grupimi të fuqishëm në qytetin e Fierit.
Gazeta “Shqiptarja.com” mëson nga Shërbimi Informativ Ushtarak se majori Sokol Feka është kunat me shtetasin Arben Gishto nga Fieri, i cili rezulton i proceduar penalisht në Itali në një rjet të madh të trafikimit të Kokainës, rjet në të cilin janë përfshirë dhe emra të njohur, të arrestuar së fundmi nga Prokiuroria e Krimeve të Rënda gjatë operacionit të koduar “Xibraku”.
Njëri prej këtyre emrave që në vitin 2004-2005 ka qënë në të njëtin grup me Arben Gishton, kunatin e pilotit të vrarë në Spanjë Sokol Feka, është dhe shtetasi nga Elbasani
Kelmend Dalipi,ky i fundit i arrestuar në 15 janar së bashku me vllain e tij Arjan Dalipin në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 925
Votat totale janë unike