Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, i është përgjigjur deklaratave të demokrates Tabaku për inceneratorin e Fierit. Sipas Felajt gjithçka ka qenë ligjore dhe çdo shkresë apo hap tregon domosdoshmërinë e ndërtimit të këtij impianti. Felaj thotë se strategjia kombëtare për trajtimin e mbetjeve është zhvilluar në një moment të rëndësishëm për vendin sepse qeveria kuptoi që edhe çështja e integrimit lidhet me çështjet mjedisore, ndaj u përpoq që ta bënte çështje prioritare.
"Baza ligjore me të cilën ka funskionuar kjo marrëdhën ie koncesionare mbi një sërë ligjesh dhe vendimesh të Këshillit të Ministrave. Ligji e parashikon qartësisht se menaxhimi i mbetjeve i delegohet Ministrisë së Mjedisit. Strategjia Kombëtare për trajtimin e mbetjeve mbulon periudhën 2010-2025. Është në një moment të rëndësishëm për vendin, pasi Qeveria shqiptare kuptoi në fakt se integrimi ishte i lidhur edhe me çështjet mjedisore. Puna për ndërtimin e koncesionit për Inceneratorin e Fierit ka nisur rreth vitit 2015. Ka pasur një propozim të pakërkuar nga operator privat dhe ka vijuar për gati një vit. Data e lidhjes së kontratës është 24.10.2016 dhe data e dhënies së lejes së ndërtimit është në janar 2017, ndërkohë që kërkesa ishte bërë në 2015-n. Pra ka pasur një procedurë të gjatë", tha Felaj.
Sipas deputetes socialiste Ministria e Mjedisit ishte e ligjëruar për zgjidhjen e një problemi që më parë ia kishte referuar Bashkia Fier.
"Bashkia e Fierit ka qenë shumë e interesuar. Fusha e mbetjeve atje ishte në gjendje skandaloze. Edhe vetë KLSH e mbron idenë pse duhet incenerator dhe jo landfill. Kjo është një metodë që përdoret nga vendet më të zhvilluara sot. Ndot 200 herë më pak se landfillet. Arsyet janë gjetur të legjitimuara edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Inceneratori i Fierit/ Felaj: Gjithçka e ligjshme! Tabaku: Të vjedhësh me procedurë s'është argument! Komisioni Hetimor zbret në terren
B.K./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.3%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Kthyen servisin në ‘dyqan’ kokaine, arrestohen pronari dhe punëtori! Pranga dhe kuçovarit klient, shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare
27 Janar, 13:53
-
Epidemiologia në Fier: Gripi shkakton komplikacione, mbani maska dhe ruani distancën! Vaksina e gripit nga bebet 6 muajsh e deri tek të moshuarit
27 Janar, 12:02
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
Kamionit i bien tullat në Lushnjë, bllokon përkohësisht qarkullimin e automjeteve në kryqëzimin e Savrës (VIDEO)
27 Janar, 08:56
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
Fier/ Aksident me dy të lënduar në Bocovë, motori përplas këmbësorin (EMRAT)
26 Janar, 19:02
-
I shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas dhe avokatit, arrestohet 35 vjeçari në Fier
26 Janar, 15:11
-
E rëndë në Lushnje/ Humb jetën fëmija 6-vjeç, pësoi arrest kardiak sapo hyri në ambulancë të transportohej për në Tiranë
26 Janar, 11:57
-
Aksident në aksin Lushnjë-Fier/ Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, 2 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia
26 Janar, 11:27
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Fier/ Shiste kokainë në doza në Divjakë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari
25 Janar, 14:23
-
Jorida Tabaku: Qeveria, model ekonomik që ka favorizuar një pakicë
25 Janar, 13:45